Zyrtari serb në Graçanicë

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Vulin-AleksanderJane arrestuar 9 persona te perkatesise etnike serbe, nga Policia e Kosoves, pasi jane spikatur si te dyshuar nga  zyrtaret e policise se Kosoves, te cilet po siguronin eskorten e zyrtarit serb, Aleksander Vulin.

Me rastin e festes se Krishtlindjeve Ortodokse, drejtori i Zyres per Kosoven prane Qeverise se Serbise eshte lejuar te hyje. Nga burime jozyrtare mesohet se Vulin kishte qene gjate gjithe kohes i shoqeruar nga te dyshuarit me dy makinat e tyre.

Nga burimet e policise behet e ditur, se personat e dyshuar kishin veshje te njejta dhe  shfaqnin veprime te dyshimta. Zedhenesi i Policise se Kosoves, Brahim Sadriu, sqaroi se policia ndali 9 persona per arsye sigurie ne Gracanice dhe me pas i shoqeroi ne polici per te bere verifikimin e tyre.

Te nente personat ishin personat ishin truprojat personale te Vulin, te cilet mbanin shenjat e ‘Mbrotjes Civile’, qe njihet si organizate ilegale e Serbise ne Kosove. Vulin mberrit ne Kosove, te henen ne megjes, per te qene pjesemarres ne liturgjine e Krishtlindjeve Ortodokse ne Manastirin e Gracanices, ne afersi te Prishtines. Ai personalisht ka mohuar personat e dyshuar qe e shoqeronin ate.

Zyrtari serb tha se nuk mund kete drejtesi, kur faji i vetem i ketyre njerzve eshte se jane arrestuar per shkak se erdhen ne Gracanice. Disa minuta pas ores 14:00, ai beri mbajti kete fjalim te shkurter dhe pastaj u nis ne kembe ne stacionin policor te Gracanices, qe ndodhet vetem disa metra larg manastirit, ku ishte takuar me Samuel Zhgobar, perfaqesuesin e BE-se.

Gjate rruges policia e Kosoves i beri te ditur Vulin se nuk mund te qendronte me pas ores 14 dhe megjithe lutjet qe ai beri per te qendruar ne Kosove, policia e shoqeroi ate drejt kufirit me Serbine. Disa dite perpara, qeveria e Kosoves iu pergjigj negativisht kerkeses per vizite presidentit serb Tomisllav Nikolic, duke i perseritur atij se vizita mund te realizohet vetem ne baze te reciprocitetit, pra kur zyrtaret shqiptare te lejohen te vizitojne Luginen e Presheves.

Festimet  e Krishtlindjeve Ortodokse kaluan pa incidente,  nderkohe numri i te pranishmeve serbe ne kete liturgji ka qene i paket ne krahasim me vitet e tjera. Situata ne Mitrovice ka qene mjaft shqetesuese, pasi kremtimi i Krishtlindjeve ne kete qytet eshte shoqeruar me te shtena armesh.

Nikolic reagon pas refuzimit te vizites

Per shkak se e ndaluan te hynte ne territorin e Kosoves, presidentit serb nuk i ka kaluar akoma inati. Kete koment ai e ka ruajtur me rastin e festes se Krishtlindjeve Ortodokse, pasi ne Serbi Kisha i feston ne 7 janar sipas kalendarit te vjeter. Gjate ceremonise, te cilen ai donte t’a kalonte ne Kosove, ka thene se bisedimet me kete shtet nuk kane se cte sherbejne perderisa nuk e lejuan te futej ne territorin e saj.

Duke akuzuar Bashkimin Europian, Nikolic theksoi se keto do te jene si baze e bisedimeve te ardhshme. Ai shtoi se nuk kishte kerkuar qe te shkonte ne Kosove per nje mision politik, por pernje mision fetar, dhe sipas tij  ata nuk besojne ne zot. ‘Nuk prisja qe shqiptaret te ma lejonin viziten, por bashkesia nderkombetare nuk kaloi ne provim’, deklaroi presidenti serb duke shtuar se nuk do te shkoje ne kerkesa e paraqitura per platformen  e saj, per Kosoven.

Similar Posts: