Zyra administrative në veri të Kosovës

Author: | Posted in Kosovo News, Social No comments

Jane me shume se 900 persona qe kerkojne sherbime ne Zyren Administrative ne veri te Mitrovices zyre kjo e cila eshte hapur vetem dy muaj me pare. Adrijana Hodzic gjate prezantimit te saj ne ambinetet e zyres ne fjale, gjate dites se marte, thekson se puna ne kete zyre po ecen me hapa te shpejta dhe te sigurta dhe se stafi po mundohet qe cdo veprim te jete ne perputhje me nevojet e qytetareve. Komuniteti Serb ze vendin e dyte i cili ka marre sherbime ne zyren ne fjale.

“Po evidentojme cdo kerkese te qytetareve. Ne dy muajt e fundit kemi arritur te regjistorjme 900 qytetare te pjeses veriore dhe te pakten 50% e tyre vijne nga komuniteti Serb. Kerkesat kane qene te shumta dhe mes te tjerash ka pasur raste qe kemi marre kerkesa edhe per letenjoftime, targat e reja te automjeteve apo dokumete te tjera shoqeruese”, tha ne fjalen e saj Hodzic, njekohesisht shefe e zyres administrative.

Pervec te tjerash te shumtet qe vijne dhe kerkojne ndihme jane me teper familjet me kushte te renda ekonomike, dhe kerkojne rinovimin e shtepive apo dhe shkollimin e femijeve te tyre.

Ne zyren Amdministrative qe ndodhet ne lagjen e Boshnjakeve ne veri te qytetit, punojne me shume se 50 persona. Edhe pse problemet jane te shpeshta ne lidhje me sigurine e tyre, punetoret e kesaj zyre ne fjale vazhdojne te bejne punen e tyre te perditshme dhe i ofrojne qytetareve sherbime nga me te ndryshmet ne kete pjese te Kosoves.

Z. Hodzic shefe e kesaj zyre deklaron se deri tani tre vetura te punojesve te zyres jane djegur dhe sipas saj deri me tani askush nuk ka ikur nga vendi i punes dhe ajo ngelet shume e kenaqur me motivimin e punetoreve.

“Te gjithe si staf ketu natyrisht duke perfshire edhe veten, do te jemi gjithmone te gatshem qe ta vazhdojme kete, dhe le ta quajme “luften tone”, qe eshte ne te miren e femijeve tane ne te ardhmen e tyre, por dhe sigurisht edhe per ardhmerine tone dhe mosfunksionimi i ligjit eshte absolutisht i papranueshem” shtoi ne fjalen e saj Hodzic.

Hapja e Zyres Administrative ne veriun e Mitorvices eshte vlersuar dhe vlersohet si pergatitje e terrenit per themelimin e komunes ne kete pjese te qytetit.

Similar Posts: