Zotohemi para tyre për bashkimin me Evropën

Author: | Posted in Culture No comments

KRYEMINISTRl BERISHA VIZITON GJAKOVËN, NDERON PATRIOTËT SHQIPTARË

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Heroit Kombëtar Ali Ibër Nezaj, e cila zhvillohet në kuadër të kremtimeve të 100-vjetorit të pavarësisë.

Ai iu drejtua më këmbë rrugës për në qendër të qytetit të Gjakovës, ku u përshëndet nga qindra qytetarë të mbledhur me këtë rast. “Teksa po ngjisja shkallët e komunës, një qytetar më tha: “Mirë se erdhe në komunën tënde! Ju garantoj se kurrkund në botë nuk ndihem vetja më shumë sesa te ky qytet, qyteti juaj i mrekullueshëm”, – tha Berisha në hyrje të fjalës s tij të rastit.

Duke nderuar figurën e shquar të patriotit Ali Ibër Nezaj, ai e vlerësoi atë si një nga komandantët më legjendarë të Lidhjes së Prizrenit, që së bashku me udhëheqës të tjerë të gjitha trojeve etnike shqiptare u mblodhën në Prizren në një vendim sublim dhe bashkuan për herë të parë në historinë e tij kombin shqiptar në ideale, në shpirt dhe në përpjekjet për dinjitet dhe të ardhme.

“Ne nderojmë burrin që në krye të forcave të Lidhjes së Prizrenit së bashku me Sulejman Vokshin do t’u kundërvihej të gjitha fuqive të botës që synonin të copëtonin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ata në dy vjet përpjekje legjendare ndezën flakën e pashuar të bashkimit kombëtar, flakën e përjetësisë së kombit shqiptar, flakën që do t’i çonte shqiptarët drejt horizonteve të shkëlqyera të historisë së tyre”, – tha Kryeministri.

Më tej ai vijoi se më shumë

se kurrë sot “apeli i këtyre burrave është frymëzues dhe i fuqishëm, ndaj dhe zotohemi para tyre që të punojmë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj për bashkimin tonë përfundimtar me Evropën e bashkuar”.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, drejtues dhe përfaqësuesit të pushtetit vendor, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Shqipërisë, ministra nga të dy kabinetet etj.

Në vijim të vizitës Kryeministri Berisha shkoi në fshatin Isniq të Deçanit, ku u zhvillua ceremonia e vendosjes së shtatores së heroit Isa Boletini. “Me këtë akt ne i kthejmë burrit të madh të kombit një copëz të nderit të madh që ai la mbrapa për çdo shqiptar”, – tha Kryeministri.

Similar Posts: