Zjarret në Kosovë

Author: | Posted in Kosovo News, Social No comments

Me ditet e kaluara situata e zjarreve ne Kosove parqitet me qete. Vatrat e zjarrit kane qene preznte edhe gjate dites se shtune neper pjese te ndryshme te vendit, por sipas zyrtareve te emergjencave situata eshte lehtesuar ne krahasim me gjendjen e meparshme.

Kjo vere ka qene nje nga sezonet me te ngarkuara me pune per zjarrefikesit krahasuar me vitet qe kemi lene pas. Ka pasur raste qe eshte kerkuar nevoja e nderhyrjes se Forcave te Sigurise se Kosves per te stabilizuar gjendjen ne vend.

Zjarret tashme kane pushtuar edhe Prishtinen, por pas nderhyrjes se zjarrefikesve gjithcka eshte stablizuar pasi zjarrefkesit kane mundur te fikin zjarret persa i perket komunes se Prishtines.

“Zjarret kane qene me te shumte se zakonisht, rasti ne Kolovice ishte nje nga me te veshtiret te cilit iu deshen shume ipenjim dhe vetem mbreme zjarrefikesit kane mundur ta fikin zjarrin ne kete fshat. Momentalisht persa i perket rajonit te Prishtines nuk ka asnje zjarr” tha ne fjalen e tij per shtyp Blerim Gashi nga Sherbimi i Zjarrefikesve ne Prishtine.

Levizja vetvendosje ka kritikuar institucionet perkatese per neglizhence ne tejkalimin e gjendjes lidhur me situaten e krijuar ne vend.

“E tere kjo vere per pyjet ishte ne zjarr dhe persa i perket pjeses tjeter te vitit i bie te ngelet prerja e atyre qe kane mbetur. Ne vendet ku kas pasur zjarre vitin e kaluar ka pasur prerje dhe zjarre te reja aty ku do te kete prerje perseri.

Ky eshte nje cilek i pranishem ne pyjet e Bjeshkeve te Namuna dhe me se shumti ne komunen e Decanit. Kjo eshte nje dukuri e qarte e cila aktualisht rrezikon edhe sharrin, me orientim nga Koritniku. Keto dy zona jane pyjet me cilesore te Kosoves, te cilet jane te dominuar nga bredhi, por edhe nga specia e rrale e Rrobullit” deklaroi deputeti i VV Librun Aliu.

Sipas levizjes Vetvendosje, thuhet se mbi 3 mije hektare pyje jane demtuar nga zjarret. Kjo levizje kritikon ashper edhe Ministrin e Brendshem Bajram Rexhepi e cili pak dite me pare ky i fundit deklaroi se situata ne vend eshte shqetesuese por jo katastrofike.

Pas ketyre kritikave te VV per neglizhence te institucioneve perkatese eshte pergjigjur vete ministri Rexhepi, i cili nepermejt linjes telefonike tha se institucionet e nivelit qendror dhe lokal jane angazhuar maksimalisht.

Gjithashtu ai tha se Vetvendosje duhet te lexoje planin e reagimit kombetar dhe emergjent per te kuptuar se kur duhet shpallur gjendje e jashtezakonshme, ti mesojne keto gjera pastaj te akuzojne.

Ministri Rexhepi perseriti se situata aktuale ne vend eshte shqetesuese dhe me shume deme, po jo katastrofike, dhe nuk la pa permendur se dhe shtete te tjera te Evropes te cilat jane shume me te zhvilluara se nga ne po perballen me situata te njejta tha Ministri Rexhepi.

Similar Posts: