Zjarret aktive 21 vatra, rete e tymit pengojne helikopteret

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Në të gjitha qarqet e vendit, si pasojë e shfaqjes së disa vatrave të reja dhe riaktivizimit të disa të tjerave, rezultojnë 21 vatra aktive zjarresh. Në zonën verilindore dhe në malin e Dajtit, edhe gjatë ditës së djeshme, forcat e zjarrfikëseve, atyre të Armatosura dhe Shërbimit Pyjor, kanë vijuar operacionet.

Ushtria ka vijuar të ketë në terren mbi 400 efektivë, në mbështetje të forcave zjarrëfikëse dhe atyre të Shërbimit Pyjor, Gjatë ditës së djeshme, operacionet nga ajri, sërish nuk kanë qenë të mundshme për shkak të kushteve atmosferike dhe reve të tymit mbi vatrat e zjarreve.

Gjatë ditës së sotme sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik pritet permisim i mundshem i vizibilitetit, cka do te krijoje mundesi per rifillimin e operacioneve nga ajri.

Ministria e Brendshme njofton se nga informacionet e raportuara në Drejtorinë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile nga specialistët e Emergjencave Civile në Institucionin e Prefektëve, Stacionet e PMNZSH-së në rrethe, drejtuesit dhe përfaqësuesit e njësive të qeverisjes vendore, nga strukturat e Shërbimit Pyjor, si dhe nga pika të tjera kontakti në nivel qendror dhe vendor, situata paraqitet si më poshtë vijon:

Qarku i Dibrës

Ka 4 vatra zjarri aktive. Zjarri në “Liqeni i Bruçit” në Parkun Kombëtar Lurë është nën kontroll. Në orët e pasdites, në Klenjë, komuna Trebisht është shfaqur një vatër zjarri, në pyll të përzier dhe kullotë.

Zjarri mbetet mjaft aktiv. Një tjetër vatër e re zjarri e re është shfaqur në vendin e quajtur “Kulemath” në ekonominë pyjore Kacni, fshati Kacni, komuna Selishte. Ndërsa zjarri në malin e Bejinit në “Vargmalin e Balgjajt” dhe në Skënderbeg, vazhdon me intesitet mesatar. Zjarret në “Dhoks” Bulqizë, fshatin Dragu Fushë-Studen, Lene Martanesh “Kaptinë” janë shuar plotësisht. Po kështu, zjarri i ardhur nga territori i Republikës së Maqedonisë, në afërsi të komunës Trebishtë, u shua plotësisht.

Qarku i Elbasanit

Ka 2 vatra zjarri aktive. Në rrethin Librazhd është aktiv zjarri në Malin e Raduzit, komuna Stëblevë. Në rrethin e Gramshit është aktive vatra e zjarrit në fshatin Tushaj, komuna Sult.

Qarku i Korçës

Ka aktive 3 vatër zjarri. Situata në Parkun Kombëtar të Bozdovecit vijon të jetë problematike. Edhe gjatë ditës së djeshme është operuar nga 164 forca të ushtrisë, forcat e pyjores, si edhe të komunitetit.

U angazhuan edhe 2 mjete zjarrfikëse nga shërbimi i PMNZSH-së, pasi sepse zjarri rrezikoi të arrinte deri në rrugën e minierës (Fusha 1). Në rrethin e Devoliit, në zonën e malit të Elbit, mbi fshatin Hoçisht dhe nbi fshatin Bradvicë dhe Gjyres, komuna Hoçisht vatra e zjarrit e shafqur dje u vu të fshatit Hondisht, komuna Trebinjë (Mokër), në rrethin e Pogradedt u riaktivizua gjatë ditës së djeshme dhe mbetet aktive.

Qarku i Kukës

Ka aktive 3 vatra zjarri aktive. Një vatër e re zjarri u shfaq gjatë ditës së djeshme në vendin e quajtur Rrethi i Bardhë, mbi fshatin Kukaj, komunën Margegaj, dhe është tepër aktiv. Po kështu dhe zjarri në Dragobi, u riaktivizua gjatë ditës së djeshme dhe vijon të jetë aktiv.

Në Bjeshkët e Bardhocit në malin e Koretnikut, në komunën Tërthore vatra e zjarrit vijon me të njëjtin intesitet. Qarku Tiranë. Ka 1 vatër zjarri aktive, vetëm ajo në malin e Dajtit. 250 efektivë të Forcave të Armatosura, 50 forca të Shërbimit Pyjor dhe mjete zjarrëfikëse, kanë vijuar operacionet për fikjen e zjarri, por në pjesën jugore zjarri është aktiv, për shkak të erës së fortë.

Qarku i Shkodrës

Ka aktive 6 vatra zjarri. Në rrethin Malësisë së Madhe ka 3 vatra zjarri: Komuna Keimend, në fshatin Vukël. Në malin e Haramisë, në Budaç dhe në komunën Shkrel është krijuar një vatër e re zjarri në Luginë të Rrjollit.

Në rrethin Pukë ka 3 vatra zjarri aktive: Në komunën Qafë Mali, fshati Orosh, në Kryezi, ku zjarri për arsye të erës së fortë ka marrë përmasa më të mëdha dhe ka kaluar në fshatin Flet, të komunës Blerim, 60 ushtarë të Repartit të Vau Dejës u janë bashkuar forcave të Shërbimit Pyjor.

Në malin e Krrabit, në Mide tek antenat vatra është nën kontroll. Ndërsa vatra e zjarrit në Qafë Shari, në komunën Iballë, u riaktivizua dhe megjithëse operojnë forca të ushtrisë, Pyjore dhe nga komuniteti vijon të jetë problematike.

Qarku i Lezhës

Ka aktive 2 vatra zjarri aktive. Vatra më problematike është ajo në komunën Orosh, fshati Ndërshen dhe vatra në fshtin Lari, komuna Kaçinar. Qarqet Vlorë, Berat, Durrës, Fier dhe Gjirokastër nuk kanë vatra zjarri.

Similar Posts: