Zambakë uji mbi barrikadat

Author: | Posted in Culture No comments

Tashme gati prej nje viti, ura kryesore mbi lumin Iber ne Mitrovice ka marre nje tjeter pamje. Tani eshte vendosur nje tjeter barrikade nga strukturat Serbe ilegale dhe levizja e lire eshte e pamundur.

Ne nje menyre humane dhe simbolike 3 te rinj Shqiptare te Kosoves, Malsor Bejta, Antigona Selmani dhe Loreta Ukshini te mbeshtetur edhe nga Bashkimi Europian, kane treguar se si keto pengesa te tilla mund te ngrihen nga mendja e njeriut edhe pse atij i takon ti rrezoje.

Ata kane lidhur dy pjeset e qytetit te Mitrovices, permes nje kalimi me zambake uji. Malsor Bejta, bashkeautor i “Ura e Zambakeve” ka thene ne fjalen e tij, Simbolika?, Eshte per te provuar se si te marrim nje shembull nga sjelljet cnjerzore, dhe per t’iu larguar egos njerzore per nje jetese me te mire.

Ose e thene me fjale te tjera, thjesht ti leme menjeane gjerat qe na ndajne dhe per ti provuar te gjitheve se ka gjera qe na bashkojne, te cilat jane edhe virtytet njerzore dhe vlerat europiane, u shpreh ai.

Ndersa per perfaqsuesin special te Bashkimit Europian, zotit Samuel Zhbogar, ndonjehere urat nuk perdoren vetem per arsyen per te kaluar lumin. Por i pyetur se si mund te tejkalojme pengesat qe na hasen ne to, Zhbogar tha se, dialogu eshte e vetmja menyre.

“Kjo do te realizohet vetem nepermjet dialogut dhe pikerisht per kete arsye ne po e ndihmojme dhe t’ia bejme sa me te lehte dialogun midis Serbise dhe Kosoves. Pra dua te theksoj edhe nje here vec permes ketij dialogu eshte e vetmja menyre qe ne mund tju ndihmojme ne permisimin e marredhenieve.

Dialogu qe ne po e ndihmojme ne Bruksel do te sherbeje te ndertoje edhe ura te tjera ne tere Kosoven dhe jo vetem kete ure zambakesh”, eshte shprehur perfaqsuesi special i Bashkimit Europian ne Kosove Samuel Zhbogar.

Samuel Zhbogar eshte larguar nga Mitrovica pas perurimit te tij per kete ure nje veper artistesh, dhe persa i perket barrikades mbi ure ai tha se shpreson qe qytetaret ne te dyja anet e qytetit do te ndihmojne per ta larguar ate.

Similar Posts: