Xhafa: Data 6 gusht vendim arbitrar, nuk u mor mendimi yne

Author: | Posted in Politics No comments

Partia Socialiste nuk lëviz nga qëndrimi i saj, e vendosur të mos votojë më 6 gusht për ndryshimet kushtetuese lidhur me kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe të gjyqtarëve.

Përveç argumenteve që lidhen me kërkesën për të përfshirë në diskutime dhe më pas në miratim dhe ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, së fundi lidershipi socialist paraqitet para opin ionit publik me një argument: data 6 gusht është vendosur në mënyrë arbitrare nga ana e mazhorancës qeverisëse.

Percaktimi Ligjor

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj sqaroi se, edhe nëse më 6 gusht miratohen ndryshime kushtetuese, duhen 15 ditë që ato të hynë në fuqi e më pas të shoqërohen nga miratimi një sërë ligjesh për t’i bërë këto ndryshime efekfive. “Pra, duhen muaj të tërë pune, ndaj data 6 nuk mund të jetë kufiri i nisjes së një ere të re”, – u shpreh Xhafaj sa u takon përcaktimeve ligjore mbi këtë çështje.

Argumenti për datën

Nënkryetari i Komisionit parlamentar të ligjeve, Fatmir Xhafaj, bëri publik qëndrimin e partisë që përfaqëson lidhur me çështjen e imunitetit, “E kemi votuar “pro” në parim dhe nen për nen imunitëtin.

 E konsiderojmë të mbyllur çështjen për imunitetin, kemi amendamente konsensuale të votuara në parim dhe nen për nen. Ne nuk kemi dhënë miratimin për grupin e amendamenteve në tërësi, kjo do të ndodhë kur të kemi një tekst të integruar dhe të miratuar në tërësi, si hapi i fundit para shqyrtimit në Kuvend.

Nëse do të votohej në tërësi, do të thotë se do të kishte dy projektligje për ndryshimin e një ligji, ndërkohë që janë të depozituara dy iniciativa”, – sqaroi Xhafa gjatë një komunikimi që zhvilloi dje me mediet.

Perveç saktësimit të një momenti të tillë deputeti i PS-së u ndal dhe në vetë limitin kohor që ka finalizimi në Kuvend i një çështje të tillë. Sipas tij, vendosja e datës 6 gusht për votimin e çështjes së imunitetit nuk është konsensuale.

Për këtë arsye sekretari për çështjet ligjore në PS hodhi poshtë deklaratat e Kryeministrit Berisha se opozita ka rënë dakord që më datën 6 gusht të votohej për heqjen e imunitetit. “Pretendimet e shumicës për datën 6 gusht gjoja si sanksionim i rregullores janë absurde.

Amendamenti i propozuar nga një grup deputetësh në vitin 2008 ka përcaktuar procesin, ka vendosur kufij kohorë minimal në këtë proces, që të mos abuzohet. Rregullorja përcakton 2 javë kohë të lira, pa veprimtari para thirrjes së mbledhjes së komisionit dhe 2 javë të detyruara para shqyrtimit në seancë plenare.

Nisma e PD-së është regjistruar më 6 korrik, seanca është lënë më 6 gusht, gjithsej 31 ditë kalendarike, nga këto 28 janë ditët që Rregullorja i ka të kushtëzuara për shpalljen publike të projektit firial, mbeten vetëm  1  ditë pune, kaq kanë qenë dhe ditët që i janë kushtuar procesit.

Data 6 gusht është caktuar në mënyrë arbitrare, të njëanshme, të parapërcaktuar dhe është jashtë çdo logjike të frymës kushtetuese dhe rregullave parlamentare”, – nënvizoi Xhafaj.

“Reformat, BE i . kërkoi sinqeritet Berishës”

Partia Socialiste ka komentuar letrën e komisionerit Fyler per Kryemiritstrin Berisha. Sekretari për çështjet ligjore ne PS, duke iu referuar kësaj letre, deklaroi se, në vend që të akuzojë opozitën, Kryeministri duhet të reflektojë për të.

‘Sinqeritet dhe aftësi për kompromis, këto kërkon Fyle në letrën që i dërgon Berishës. Ai me siguri dyshon te sinqeriteti i Berishës. Kryeministri kompromisin e ka zëvendësuar me diktatin dhe ultimatumin, ta lexojë drejt mesazhin e Brukselit.

Nëse do realisht bashkëpunim, të heqë dorë nga kërcënimet”, – vuri në dukje Xhafaj. Në këtë mënyrë, tashmë lidershipi socialist ka zgjedhurqë për mbrojtjen e pozicionit të saj t’u përgjigjet deklaratave si të mazhorancës, ashtu dhe të faktorit ndërkombëtar.

Të plotësohen kërkesat tona, pastaj votat”

Kryetari i PS-së, Edi Rama, në ndjekje të traditës së tij, u është kundërpërgjigjur thirrjeve që PS-ja të votojë më 6 gusht për të kufizuar imunitetin nga adresa e tij personale në rrjetin social “Twitter”.

“Duan konsensusin e opozitës duke sharë e shpifur për opozitën! Opozita do debat për të gjitha ndryshimet e propozuara kushtetuese. Pastaj vota”, – shkruan Rama lidhur me një çështje të tillë.

Po në këtë faqe kreu socialist i kundërpërgjigjet kryeministri Berisha lidhur me investimet në rrjetin rrugor. “Rrugët i bëjnë lekët e popullit, standardet e rrugëve i imponon qeveria. Sot kemi shumë lekë të hedhura në rrugë, po asnjë rrugë me standarde”, – vlerëson Rama. Në këtë mënyrë, tashmë qëndrimi i PS-së është i qartë për të mos votuar më 6 gusht.

 

Similar Posts: