VV akuzon qeverinë “Thaçi”

Author: | Posted in Economy No comments

Levizja_VetvendosjeQeveria e kryeministrit Thaci vazhdon me stilin e vjeter dhe persa i perket buxhetit te shtetit, ai i perdor te hollat per jete luksi individual dhe te zyrtareve te tij.

Gjate nje konference diten e hene Levizja Vetvendosje ka akuzuar qeverine e Kosoves se ka ndertuar buxhetin pa qene ne dijeni te prioriteteve.

Besnik Bislimi, udheheqesi i Komitetit per Ekonomi, mendonte se qeverite e pergjegjshme perpiqen qe te mbajne nje proporcion stabel ne lidhje me shpenzimet e mallrave, sherbimit dhe nga ana tjeter shpenzimet kapitale dhe atyre te pergjithshme buxhetore. Ne rastin e Kosoves sipas tij kjo nuk po realizohet.

‘Qeveri per vitin e trete radhazi alokon mbi 40% te mjeteve per investime ne nje projekt unik, ate drejt rruges se Shqiperise. Pjesa e mbetur e kapitalit shpenzohet per jeten luksoze te qeveritareve dhe ne zonat nga vijne vendimarresit. Blerja e automjeteve kete vit eshte kategoria e vetme e shpenzimeve kapitale, e cila figuron ne secilen ministri apo agjenci shpenzimi.

Dardan Sejdiu, anetar i Levizjes Vetvendosje, u ndal tek prioriteti kryesor i Kosoves, ai i sektorit ekonomik. Buxheti i ndare per dy dikasteret, Tregetise dhe Ministrise se Bujqesise, sipas Sejdiut flasin per dicka ndryshe nga kjo.

Kjo levizje ka patur kritike dhe ne ndarjen buxhetore, qe i eshte bere Keshillit Gjyqesor te Kosoves dhe Ministrise se Drejtesise. Dardan Sejdiu deklaron se qeveria ka ulur rreth 1 milion euro buxhetin e Ministrise se Drejtesise, nderkaq ka rritur me vetem 500 mije euro buxhetin e sistemit gjyqesor.

Vetvendosje per te shtuar me teper mungesen e seriozitetit ne lidhje me ceshtjen buxhetore, publikoi ne anglisht kete situate nga dikush qe nk dinte mire anglisht dhe kishte shkruar me plot gabime ortografike.

Similar Posts: