Vulin: Nuk largohemi nga Kosova

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Aleksander-VulinAleksander Vuli, shefi i zyres serbe per Kosoven, deklaroi se shteti Serb nuk do t’i heqe kurre institucionet e saj nga Kosova dhe as nuk do t’i shkurtoje ato.

Gjate nje vizite ne fshatin Verboc, ai deklaroi se qytetaret e kesaj pjese jetojne si mos me keq dhe nen presionin e perkohshem te institucionit te Prishtines.

Deklarata e zotit Vuli behet ne nje moment kur pritet votimi i platformes serbe per Kosoven ne parlament vetem si parim dhe jo ne teresi.

Beogradi zyrtar, i ndodhur perballe presionit te nderkombetareve  njoftoi me heret gjate ketij muaji, rishikimin e permbajtjes se platformes.

Kryeministri serb, Ivica Dacic, pervec kesaj njoftoi gjithashtu se bisedimet me Kosoven do te vazhdojne me tej, pas kercenimit dhe braktisjes se tyre.

Prezantuar ne 21 dhjetor, platforma parashikon qe Serbia te kete nje lloj status te vecante autonomie per te gjitha komunat serbe, edhe per fshatrat ne jug te Kosoves, kompetenca ne edukim dhe lidhje speciale, kulture, energjitike etj.

Me interesant eshte fakti qe Serbia kerkon qe per sigurine e serbeve te kujdeset ushtria e Serbise, ushtria e Shqiperise dhe nderkombetaret.

Serbet duhet te kene ne radhe te pare nje kuvend dhe nje gjykate te shkalles se pare, por ne asnje moment nuk permendet qe Serbia do t’a njohe pavarsine e Kosoves, edhe pse te drejtat kerkohen per serbet dhe nuk eshte nje oferte per autonomi te shqiptareve.

Prishtina zyrtare deklaroi se nga ana e saj se platforma nuk do te pranohet asnjehere dhe se nuk do te kete as ndarje e as auotonomi per vendet ne veri te Kosoves.

Similar Posts: