Vritet shqiptari në atentat me 8 plumba, plagoset gruaja

Author: | Posted in Social No comments

ATHINË – Mëngjesin e djeshëm një krim i egër, i tipit mafioz ka ndodhur në lagjen “Kalithea” të Athinës, ku një shqiptar 40 vjeç është vrarë, ndërsa një grua që ishte me të në makinë, është plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi në rrugën Perikli 30, rreth orës 3:00 të mëngjesit.

Dy persona i kishin bërë kurth viktimës dhe e prisnin me armë në dorë. Pasi shqiptari u ndal për të parkuar pranë bar-parstiçerisë që menaxhonte, vrasësit iu afruan nga e majta e makinës dhe pa hezitim hapën 2jarr, mbi të dhe mbi gruan nga Ukraina që e shoqëronte.

8 plumba lanë të vdekur 40-vjeçarin, ndërsa shoqëruesja e tij -30-vjeçare u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, ku po 5 lufton për jetën e saj. Shumë plurnba që huk qëlluan makinën e shqiptarit, thyen xhamat e një tjetër automjeti që gjendej  aty prane e parkuar.

Qytetarët njoftuan policinë, që mbërriti shumë shpejt në vendin e ngjarjes, por autorët ishin larguar pa lënë gjurmë. Policia po heton për gjetjen e vrasësve.

Similar Posts: