Vlashaj: Mirenjohje Sali Berishes “Mirdita, Rruges se Kombit”!

Author: | Posted in Culture, Kosovo News No comments

Ka qenë kjo motoja e aktivitetit social-kulturor të organizuar nga Lëvizja Shqipëria e Re në mjediset e kampusit universitar “Vitrina”, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Mirënjohja ka qenë kryefjala e këtij takimi festiv, me këngë e valle tradicionale të Mirditës.

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj, në fjalën e tij përshëndetëse ka bërë thirrje për më shumë mirënjohje. Ai i ka bërë thirrje secilit që të jetë më mirënohës. Vlashaj ka filluar nga vetja e tij, duke shprehur mirënjohje për personalitetet e rëndësishme që kanë dhënë kontribute të vyera për Shqipërinë, portretet e 100 prej të cilëve, qëndrojnë të varura në mjedisin ku u zhvillua aktiviteti festiv për 100-vjetorin e shtetit shqiptar.

Mirënjohje të veçantë kreu i Lëvizjes Shqperia e Re ka shprehur për kryeministrin Sali Berisha, i cili i dha shqiptareve Rrugen e Kombit. Te pranishmit ne kete aktivitet social-kulturor kane ndjekur nje dokumentar mbi Mirditen dhe transformimin e saj permes Rruges se Kombit.

Me tej te gjithe jane argetuar nën tingujt e muzikes kanë shijuar vallet tradicionale mirditore. Një performancë e shkëlqyer e ansamblit Mirdita konceptuar në idenë e një sofre mikpritëse. Formacioni orkestral i temperuar drejtuar nga mjeshtri Kol Picaku, tregoj se është i pakrahasueshëm, ndaj pesë perfomancat e tij kanë mahnitur publikun artdashës të pranishëm.

“Kalinka” ruse elektrizoi sallën dhe bëri që minutë pas minute të kërcehej nga të rinj e të reja energjikë. Këngë për Pajtimin Kombëtar, apo ajo kushtuar figurave të Mirditës në këtë 100-vjetor të Pavarësisë dhe shpërthimet e mrekullueshme me Plis në Pluver, ngritën në këmbë sallën. Ndërsa “qershia mbi tortë”, ishte improvizimi i ritualit të dasmës mirditore, duke kaluar nëpër tapetin e kuq të sallës, me një sfond muzikor dhe etnografik të pasur dhe emocional, për të përmbyllur me dasmen e madhe “Miresevjen dita e Shqiptareve”, kenduar mrekullisht nga kengetarja unikale e Mirdites Mirke Trumshi.

Similar Posts: