Vjedhja e makinave, fenomen në rritje

Author: | Posted in Albania No comments

hajdut-makine“Gone in 60 seconds”, nje film hollivudian i pare pothuajse nga te gjithe, por shume pak e kane menduar se vjedhja e nje automjeti mund te kryehet ne te vertete brenda nje kohe kaq te shkurter. Sipas policise nje lloj grabitjeje eshte duke kryesuar listen e zhdukjes se automjeteve, te cilen policia e ka quajtur “vjedhje e automjeteve me bllokazh te ndezur”.

E gjitha fillon ne momentin kur nje person i thejshte pasi parkon makinen ne rruge e le ate me bllokazh te ndezur pasi do te rikthehet perseri brenda nje kohe shume te shkruter. Dhe pikerisht brenda kesaj kohe, duke perfituar nga celesat qe jane ende brenda ne mjet, keqberesi afrohet me shpejtesi qe te marre automjetin.

Policia ben te ditur se vendi me i preferuar per keta keqberes eshte metropoli. Ne Tirane mesatarja e grabitjeve te automjeteve eshte 3 ne dite, dhe ende zbulueshmeria eshte e vogel. Keto grabitje, ne krahasim me ate te filmave ku grabitesi operon naten per te mos lene gjurme, kryhen ne mes te dites dhe madje nen hunden e pronareve te mjeteve. Funksionimi i sistemit eshte i perbere nga tre ekipe ku njeri e vjedh automjetin, tjetri e demonton dhe ekipi i trete eshte i perbere nga pronaret e pjeseve qe i shesin.

Nder “viktimat” e ketyre vjedhjeve, pervec njerezve te thjeshte, kane qene dhe disa emra te njohur si deputeti Eduart Shalsi, Ministri i Kultures Aldo Boci dhe njerez te medias. Policia thote se ne pergjithesi kohezgjatja e nje vjedhjeje te vetures varet nga sistemi i mbrojtjes, dhe mund te zgjase nga 20 sekonda deri ne 10 minuta, por me shpejt vidhen veturat e klasit te ulet, te cilave u shiten me lehte pjeset ne tregje.

Gjithashtu policia ben te ditur se i gjithe sistemi, duke filluar nga vjedhja dhe deri tek cmontimi i automjetit eshte shume profesional dhe i shpejte, sepse veturat e llojit “Audi” ose “Mercedes” demontohen brenda nates, nderkohe qe policia arkivon denoncimet e qytetareve ne databazen e saj.

Rruget e trafikimit te automjeteve te vjedhura.

Sipas zyres se Europolit, trafikimi i mjeteve te vjedhura ne Ballkan eshte nje biznes nga i cili prodhohen miliona euro ne vit. Njoftohet nga kompanite e siguracioneve te BE-se se vidhen rreth 130.000 makina ne vit nga Ballkani, dhe per BE-ne kjo shifer shkon deri ne 1.2 milione makina ne vit.

Duke perfituar nga kufijte e hapur te Europes, hajdutet e vjedhin makinen ne nje nga 27 vendet e Bashkimit Europian dhe e ngasin ate ne nje vend fqinj ku edhe e shesin pa ndonje veshtiresi te madhe. Thuhet nga raporti i Europolit se nga trafikimi i gjysmes se makinave te vjedhura ne vendet fqinje krijohen 6.75 miliarde euro te ardhura vjetore.

Me ane te gjuhes se perbashket, gjeografise dhe kultures se njejte, behet e mundur qe grupet kriminale te Ballkanit te punojne bashke duke itensifikuar aktivitetin e tyre kriminal. Tregohet nga te dhenat se grabitesit synojne Mercedes-Benz, BMW, Gold, Audi te cilet ne pergjithesi cmontohen dhe shiten me pjese. Sipas statistikave jane vjedhur ne gjysmen e pare te vitit 2012 ne Ballkan, 526 makina, shifer kjo qe eshte 30% me e larte se ne te njeten periudhe te vitit qe shkoi.

Gjate viteve te kaluara, jane bllokuar nga autoritetet e Europolit makina te vjedhura ne vendet e Europes Perendimore, qe ishin identifikuar te humbura nga kompanite e sigurimeve ose nga pronare te ndryshem. Sipas hetuesve, kjo lloj skeme vjedhjeje funksionon fare thjeshte. Pronari qe e ka blere mjetin me kredi bankare ose Leasing, ia shet nje personi me ane te bankes ose nje kompanie koncesionare, i cili e trafikon ne nje shtet.

Zakonisht keto mjete shiten me 1/3 ose gjysmen e cmimit real te tyre. Pak dit pas targimit, ose zhdoganimit te mjetit, pronaret e mjeteve denoncojne ne polici per vjedhjen e mjetit. Keshtu ai demshperblehet nga kompania siguruese me vleren e demit. Megjithese kjo skeme eshte funksionale, deshmohet nga lista e personave te denuar per trafikim automjetesh, se kjo veper penale nuk mund te shuhet totalisht por megjithate mund te zbutet.

Keshilla per shmangien e vjedhjes se makines.

Numri i makinave qe raporohen te zhdukura eshte i larte nga viti ne vit, por cfare duhet te dije nje qytetar i thjeshte per te siguruar automjetin e tij nga hajdutet.

Pika e pare, instaloni nje sinjal akustik ne makine. Megjithese shpesh kjo neglizhohet nga njerezit, ky sistem alarmi ka penguar shume hajdute makinash te kryejne vjedhje.

Pika e dyte, cdo drejtues automjeti, pasi te kete fikur makinen te sigurohet para se te largohet nga makina, qe te gjitha xhamat te jene te ngritur. Keqberesit perfitojne nga xhamat sado pak te hapur dhe perdorin tela per te hapur dyert e makines.

Pika e trete, mos lini sende te kushtueshme brenda mjetit ne momentin qe e mbyllni ate,sepse hajdutet “joshen” nga keto sende.

Pika e katert, instalimi i nje sistemi GPS do te bente te mundur qe makina juaj te gjendej ne cdo pike gjeografike, edhe po te vidhej.

Pika e peste, sigurohuni qe t’i keni hequr celesat nga kuadri pasi te jeni larguar nga automjeti, qofte edhe per nje kohe te shkurter.

Pika e gjashte, shmangni vendet e futura dhe pa drite dhe parkoni ne vende publike.

Ndjekja e ketyre udhezimeve ul numrin e gabimeve nga ana e pronareve duke bere keshtu me te veshtire vjedhjen e mjetit nga hajdutet.

Similar Posts: