Vizita jashtë vendit Nishani merr ftesën e parë

Author: | Posted in Social No comments

Me ftesë të presidentes së Kosovës Atifete jahjaga, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, do të zhviilojë një vizitë shtetërore në Kosovë në datat 30 dhe 31 gusht. Kjo do të jetë vizita e parë shtetërore e presidentit Nishani, të mandatuar në këtë detyrë vetëm një javë më parë.

Lajmi për këtë vizitë është konfirmuar nga Presidenca e Kosovës dhe Ambasada e Shqipërisë në Kosovë. Zyrtarë të kësaj të fundit thanë se ftesa e’ presidentes jahjaga i është përcjellë presidentit Nishani dhe ndonëse përgjigjja nga presidenca shqiptare nuk është ende zyrtare, vizita do të realizohet.

Zyra e presidentes Jahjaga tha se vizita do të jetë e karakterit shtetëror e me këtë rast presidentit Nishani do t’i bëhen të gjitha nderimet shtetërore duke filluar nga garda e nderit e FSK-së.

E teksa ende nuk bëhet e ditur axhenda e plotë mësohet se për ta nderuar edhe më shumë, përveç takimeve me zyrtarët e shtetit, protokolli i shtetit është në përgatitje të një ceremonie me karakter më popullor, e cila mendohet se do të mbahet në Prizren.

I mandatuar në detyrën e kreut të shtetit shqiptar më 24 korrik, afërmendsh që ftesë e parë nën këtë cilësi, Nishani do ta merrte nga homologia e tij kosovare.

Similar Posts: