Vetëvendosje përplaset me policinë

Author: | Posted in Kosovo News 2 Comments

Mengjesin e sotem ne sheshin “Nene Tereza” ne Prishtine protestues te levizjes vetevendosje jane perplasur me policine lokale. Gjithcka ka nisur per shkak te takimit Thaci-Dacic te cilet deputete te kesaj levizje dhe aktiviste te saj dolen duke protestuar kunder bisedimeve me Serbine.

Gjate marshimit te tyre drejt ndertesave qeveritare njesite e policise kane prere rrugetimin e tyre. Protestuesit bashke me deputetet e levizjes vetvendosje u sprapsen dhe u rikthyen disa here rresht te kordoni i policise i cili ishte i vendosur ne fillim te sheshit i cili eshte ne ndertim e siper “Ibrahim Rugova”.

Nderkohe kryetari i kesaj levizje zoti Albin Kurti eshte arrestuar gjate kundershtimit te tij ndaj policise me motivacionin qe sipas tij policia nuk kishte asnje te drejte te nderpriste rrugen e proestuesve ne drejtim te nderteses qeveritare.

Ndersa sipas versionit te policise, ky tubim nuk ka qene i lajmeruar. Pas kesaj deputeti Kurti eshte arrestuar, ndersa levizja vetvendosje ka publikuar fotot e deputetit Liburn Aliu, i cili ka pesuar lendime gjate protestes. Ndersa Zedhendesi Baki Kelani deklaraoi per radio Europen e Lire, se “protestuesit kane mesyre ndertesen e qeverise se Republikes se Kosoves.

Pasi ato kane arritur atje ato kane filluar te gjuanin me sende te ndryshme dhe me mjete te forta ne drejtimin e patrullave policore. Policise nuk i ka mbetur gje tjeter pervec se te nderhyje dhe te qetesoje situaten, eshte dashur te perdoret edhe gazi lot sjelles qe ne cdo menyre turma agresore te shperndahesh.

Per me tej eshte deklaruar se 26 persona jane arrestuar dhe ndodhen ne dhomat e paraburgimit ne komisariatian e Prishtines.

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by apock
  2. Posted by bekim