Vetëvendosje: Jo traktat me Serbinë

Author: | Posted in Kosovo News No comments

vetvendosjeLevizja Vetevendosje ka reaguar menjehere pas publikimt te burimeve te shtypit, ku thuhej se presidenti i Serbise, Tomisllav Nikolic dhe presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga do te takohen ne Bruksel, ku do te prezantohet plani per nenshkrimin e nje  traktati paqeje midis ketyre dy shteteve.

‘Kosova mund te beje paqe vetem me nje Serbi te ndryshuar nga kjo e sotmja, e cila  po nderhyn ne sovranitetin e Kosoves dhe po financon strukturat e saj ne very te Kosoves’’, deklaruan zyrtaret e ketij subjekti ne nje konference per media. Nje traktat i tille sipas levizjes Vetevendosje do te ishte nje investim per konflikte te reja.

Deputeti i W, Glauk Konjufca deklaroi se cdo nenshkrim i nje marreveshje ne te cilen Serbia nuk i realizon keto ndryshime, nderkohe qe s’e njeh Kosoven, dhe financon strukturat e MUP ne veri te Kosoves, nuk ben pjese ne traktat paqeje.  Sipas tij e gjitha kjo eshte nje investim per trazira te cilat nuk ka nevoje as Kosova dhe as Evropa.

Nga ana e zotit Konjufca eshte kritikuar Prishtina dhe Tirana per shkak te mosreagimit ndaj situates ne Luginen e Presheves, ku kreret e shtetit Serb kane thene se do te perdorin force nese eshte e nevojshme per te hequr pllaken perkujtimore te deshmoreve te UCPMB-se.

Ai theksoi ditet e fundit po ndodh nje kordinim i madh ne strukturat e veriut,  i Republikes Serbe dhe Beogradit ne Bosnje, dhe nga ana tjeter nje cakordim total ne Luginen e Presheves, Tiranes dhe Prishtines. Ne trekendshin e pare ka nje kordinim te mirfillte ndersa ne ate te dytin nje cakordim maksimal. Tirana dhe Prishtina sipas tij duhet te kene nje bashkepunim te shkelqyer ne menyre eksplicite dhe ne forme te kushteve per Serbine se si ajo duhet te sillet me banoret ne Luginen e Presheves.

Me rastin e festes se Pashkeve Ortodokse, levizja Vetevendosje ka bere thirrje qeverise se Kosoves dhe zyrtareve te saj te mos lejojne vizita te zyrtareve serbe ne Kosove. Ne rast se do te behet ndonje vizite prej tyre ata paralajmeruan se do te bllokojne rrugen ne pjeset ku ata do te kalojne.

Vendimi i Dhomes se Posacme te Gjykates Supreme eshte kundershtuar te premten e kaluar nga Vetvendosja. Ky vendim mundesoi dite me pare qe pronat e ish-ndermarrjeve shoqerore t’i mbeten ne pronesi Manastirit te Decanit.

Similar Posts: