Verifikohen nga AKI-sa, biografite e policeve, ne site afersisht 100 mije Kosovare

Author: | Posted in Kosovo News No comments

policia-kosove21 dhjetor, Prishtine – AKI (Agjencia e Kosoves per Inteligjence) do te kete informacione te bollshme, per afro 100 mije qytetare te Kosoves. Me ane te “verifikimit te sigurise”, do te deponohen nga ato “vullnetarisht” pjesetaret e Policise se Kosoves.

AKI-ja nisi procesin per verifikimin e se kaluares te te gjithe trupave te Policise se Kosoves. Keshtu, do te kete informacione per zyrtarin policor, bashkeshortin apo bashkeshorten, prinderit, femijet, ish-burrin apo ish-gruan ne qofte se jane te divorcuar. Shpend Maxhuni, qe ka autorizuar togerin Sadik Shefqeti, ka qene ai i cili beri kerkese per nisjen e procesit.

Shefqeti tha se nga referimi i kerkeses se drejtorit te Policise se Kosoves te dates 31.09.2012, me ane te se ciles kerkoi fillimin e procedures se verifikimit te sigurise per Policine, njoftojme se procedura do te filloje pasi te jene plotesuar “pyetesori i sigurise”, konform Rregullores numer 16/2011 rreth zhvillimit te procedures se verifikimit te sigurise.

Por nga ky verifikim mund te lihen pa pune shume pjesetare te Polise se Kosoves. Polici, ndonje familjar i te cilit mund te beje pjese ne ndonje organizate politike jo te pershtatshme ose anarkiste, mund te konsiderohet rrezik per sigurine.

Po keshtu konsiderohet edhe nese ndonje prej familjareve te tij refuzon dhenien e te dhenave personale. Ligjerisht keto raste kualifikohen si “rrezik i papranueshem per sigurine e Kosoves”. Keshtu do te nderrohet vendi i punes se atij personi, por paga duhet te jete e njejte. Sic dhe parashihet me Ligjin per Klasifikim te Informatave, nese nuk behet nderrimi i vendit te punes, personi ne fjale largohet nga puna.

Numri i qytetareve qe AKI-ja do te marre informata nga te cilat do te krijoje “trungun familjar” per secilin zyrtar policor kalon nga mesatarja e cdo familje. Duke pare qe nje familje ka mesatarisht dhjete anetare, numri i atyre nga te cilet do ofrohen te dhena shkon deri ne rreth 10 mije.

Similar Posts: