Vendimet e GJNK-së, Nishani shuplakë Serbisë

Author: | Posted in Kosovo News, Politics 2 Comments

President i Republikës, Bujar Nishani, nuk i ka kursyer kritikat ndaj Serbisë lidhur me qëndrimet e kësaj të fundit ndaj vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për Kosovën. Gjatë fjalës që rnbajti në Asamblenë e OKB-së kreu i shtetit shqiptar foli për respektimin e shtetit të së drejtës dhe përpjekjet e vendit tonë për këtë çështje.

“Eshtë pikërisht parimi i shtetit të së drejtës ai me të cilin ne kemi përafruar dhe përputhur të gjitha deklaratat tona kombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, konventat dhe rregulloret tona si dhe vetë funksionimin e këtij organizmi madhështor.

Sot Shqipëria gjendet në pararojë të mbështetjes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ne përkrahim luftën e të gjithë popujve për liri anembanë botës, që nga Siria deri në Mianmar”, – tha Nishani.

Duke folur për mbështetjen që vendi ynë u ka dhënë dhe vazhdon t’u japë mandateve të gjykatave ndërkombëtare për rolin e tyre të pazëv-endësueshëm në luftën ndaj pandëshkueshmërisë si dhe në vendosjen e standardeve të një drejtësie botërore në interes të paqes dhe sigurisë, Nishani përmendi edhe qëndrimin e Serbisë ndaj tyre.

“Është për të ardhur keq që nganjëherë vendimet dhe mendimet e gjykatave ndërkombëtare nuk merren parasysh nga shtetet që i kanë ngritur dhe paraqitur fillimisht si çështje gjyqësore. Kështu ishte edhe rasti me mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, – tha ai.

Kjo deklaratë nuk u dëgjua nga ish-ministri i jashtëm serb Vuk jeremiç, i cili la sallën para fjalës së Nishanit. Referuar luftërave në rajonin e Ballkanit numri një i shtetit shqiptar kritikoi ato që ai i quajti “mendje shoviniste”.

“Mendjet shoviniste përligjën ideologjinë e superioritetit të tyre mbi popujt e tjerë, duke legjitimuar kështu gjenocidet dhe ma-sakrat që pasuan. Dy dekadat e fundit kanë treguar se nuk është një detyrë e lehtë që ta kthesh këtë faqe në librin e historisë së Ballkanit Shkaktarët e këtyre tragjedive dhe gjenocideve natyrisht që nuk mund të jenë në gjendje ta bëjnë këtë gjë vetëm. Ajo që nevojitet është miratimi i të gjithë popujve, por para së gjithash dhe mbi të gjitha, nevojitet miratimi i viktimave që kërkojnë drejtësi.

Vërehet me shqetësim se në Ballkan, në vend të kërkesave për falje të sinqerta për masakrat dhe gjenocidin e shkaktuar neve na serviren deklarata mohuese e mbi të gjitha deklarata të bëra nga nivelet më të larta”, – tha ai me keqardhje.

Presidenti Nishani shprehu bindjen se objektiva e Shqipërisë për të vendosur, respektuar dhe bindur sundimit të ligjit është një domosdoshmëri që duhet përqafuar-plotësisht nga të gjitha vendet që synojnë seriozisht dhe sinqerisht të përparojnë drejt bashkëpun-imit dhe harmonisë së plotë rajonale dhe të përmbushin qëllimin e përbashkët të integrimit evropian.

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by Fadil Demaku
  2. Posted by Bardha