Valentini, 4-vjecari qe ka si kend lojrash plehrat

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Gjirokaster – Ne jeten time si gazetar kam perjetuar shume histori te ndryshme, por Valentini nje vogelush 4- vjecar me ka befasuar. Nje jave me pare, teksa po kthehesha ne shtepi pas mesdites, bashke me dy vogelushet e mi, rreth 150 metra larg apartamentit ku jetoj ne lagjen “Zinxhira”, pashe Valentinin, te zhytur koke e kembe ne nje grumbul mbeturinash.

Ne fillim mendova se ishte endacak, qe kerkonte te mbante shpirtin gjalle, duke grumbulluar kanace, por rezultoi e gabuar, teksa nisa te shkrepja aparatin fotografik. Ne fakt, Valentini nuk ishte i tille, por thjesht nje femije  qe kerkonte te “Ricikloonte” mbeturinat ne mungese te nje kendi lojrash per te. U shtanga, gjithashtu edhe ai.

Pasi e fotografova disa here shkembyem disa fjale. – Si te quajne? Valentin! – Sa vjec je? – Kater! Keto ishin fjalet e para te Valentinit. Me pas bashkebisedimi vijoi normalisht. Valentini nje femije zeshkan, i dobet, por i shkathet te zoti, me tregoi se cdo mengjes shkon ne kopesht, ndersa ne mesdite kthehet ne shtepi.

Te dy prinderit i ka ne pune. Babain mekanik, nenen rrobaqepese. Eshte djali i dyte i familjes. Albert e quajne vellain me te madh dhe eshte nxenes ne klasen e trete fillore. Vogelushi mundohet te me shpjegoje me mynyren e tij, se prane grumbullimit te mbeturinave ka gjetur “Parajsen”, pa e ditur se cfare rreziku e pret.

Lagja ku une dhe Valentini jetojme nuk ka nje kend lojrash, apo nje fushe futbolli per femije. Pjesa me e madhe e banoreve ne lagjen “Zinxhira” jane te ardhur gjate dy dekadave te fundit. Te kamurit njihen me gishta, ndersa niveli arsimore vlen per te deshiruar.

Ne kete bllok, banimi bashkia e qytetit tim ka investuar me pikatore. Nje sholle qe ekzistonte  eshte mbyllur prej dy vjetesh. Oborri i ketij objekti, ku mund te luajne te gjithe “Valentinet”, nuk oforn siguri. I gjetur perpara nje realiteti te tille, 4 – vjecari ka gjetur “rehat” tek mbeturinat.

Atje askush nuk e shqeteson, pervec disa  amvisave qe i “fluturojne” plehrat nga ballkoni. “Po vrasim me duart tona brezin e ri”, thote Zenepja, fqinja ime pensioniste. “Valentini e shikoj cdo dite prane mbeturinave. E kam pare me syte e mi “, betohet Zenepja, ndersa shton se kjo situate duhet te marre fund.

Sipas saj, komuniteti duhet te organizohet. Nga ana tjeter pushteti vedor duhet te nise urgjentisht nje fushate sensibilizuese. Zenepja shpjegon se ne kete katastrofe ekologjike, si taksapaguesi, ashtu dhe taksambledhesit jane fajtore. “Historia e ndotjes se mjedisit nuk mbaron ketu”.

Me e kqeja eshte se kjo tradite e shemtuar po trashegohet tek femijet”, thote e shqetesuar Zenepja. Shume banore te lagjes “Zinxhira”, vijon Zenepja, nuk mendojne se cfare demi po i shkaktojne vetes dhe femijeve te tyre.

“Kam folur me keto gra kush e di sa here, por nuk vene mend. Ato vetem ankohen, duke akuzuar bashkine. Ato nuk kuptojne qe hedhja e mbeturinave kuturu demtojne shendetin e tyre”, pohon Zenepja.

Similar Posts: