Ushtria Shqiptare do te kete mbeshtetje maksimale nga SHBA

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Pentagon, Gjenerali Xhemal Gjunkshi takon Martin Dempsey-n

Pentagon – Washington – Sipas nje njoftimi te Ministrise se Mbrojtjes se Shqiperise, thuhet se ne kuader te vizites se tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, shefi i shtabit te Pergjithshem, gjeneralmajor, Xhemal Gjunkshi, eshte pritur ne nje takim te vecante nga kryetari i Shefave te Shtabeve te SHBA, gjeneral Martin Dempsey.

Gjate ketij takimi Gjeneral Dempsey, shprehu vlersimin e tij ne progresin e bere nga Shqiperia dhe Forcat e saj te Armatosura, si dhe per kontributin e rendesishem ne operacionin e NATO-s ne Afganistan, perkrah forcave Amerikane.

Gjeneralmajor Gjunkshi shprehu falenderimin e vecante per pritjen qe i rezervuan ne Pentagon, ndersa vecanerisht e falenderoi ushtarakun me te larte amerikan per telefonaten mjaft inkurajuese qe beri para pak kohesh per sodilarizimin me dhimbjen per renien ne krye te detyres te kapiten Feti Voglit, si dhe per mbeshtetjen vellazerore nga te gjithe ushtaraket amerikan, pjesemarres ne te njejtin kontigjent me ushtarakun tone te rene gjate kryerjes se misionit ne Kandahar, Afganistan.

Me tej, Gjeneral Gjunkshi shprehu vlersimin per nivelin aktual te bashkepunimit, duke vecuar bashkepunimin ne kuader te programit te partneritetit ndermjet FA Shqiptare dhe Gardes Kombetare te Nju Xhersit, sidomos bashkepunimin me nje ekip OMLT ne Kabul.

Ne vijim ai shtoi se vullneti i qeverise shqiptare eshte qe te vazhdoje  te jete e pranishme me trupat e saj ne misionet paqeruajtese ne kuader te Aleances. Nga ana e tij, Gjeneral Dempsey u shpreh se vlersonte  ne mynyre maksimale arritjet e Forcave te Armatosura shqiptare, por edhe angazhimet per te ardhmen.

Ai u interesua per qendrimin lidhur me situaten aktuale ne Kosove, si dhe per ceshtje te tjera si ajo e trajtimit te ushtarakeve te kualifikuar dhe arsimuar ne kuader te programit IMET, sistemit te promovimit ne Forcat tona te Armatosura etj.

Lidhur me situaten ne kosove, Gjunkshi vlersoi si shume  te rendesishem rolin e KFOR-it atje, e ne kete kuader kontributin e pazevendesueshem te pranise amerikane. Gjeneral Dempsey shprehu gjithashtu vullnetin e tij per vlersimin e kerkesave dhe te nevojave te Forcave tona te Armatosura dhe siguroi qe do te jape mbeshtetjen maksimale.

Gjinkushi u prit ne takim edhe nga ndihmessekretari amerikan i Mbrojtjes (per Garden Kombetare dhe per forcat rezerve), David McGinnis, i cili vlersoi rezultatet qe kane arritur Forcat e Armatosura dhe siguroi se ndihma dhe mbeshtetja amerikane do te forcohet edhe me shume ne te ardhmen.

Similar Posts: