‘Unioni Ekonomik’’, si do behet bashkimi i tregjeve

Author: | Posted in Economy No comments

aktiviteti-djeshemDje shpallet publikisht nga Behgjet Pacolli, se bashkimi duhet te vije nga ekonomia. Ide kjo e ‘Levizjes per Union Ekonomik Shqiptar’’. Levizja e re e mbeshtetur nga njerez me nivel te larte, akademike, biznesmene, politikane do te percaktoje planet dhe idete e reja per njet ndryshim ekonomiko-politik te te gjitha trevave shqiptare. Gjate aktivitetit ne bashkepunim me Universitetin Europian te Tiranes dhe kolegjit ‘Fama’’ ne Prishtine, Pacolli deklaroi se kjo levizje do te ofroje softuerin kombetar: idete, platformat dhe strategjite per kete union.

‘Bashkim kombetar duke prishur Aleancen me Perendimin nuk ka, dhe me kete ide Aleanca me Perenimin do te forcohet me teper’’. Nje dallim nga ana e zotit Pacolli, I cili qendroi ne kete rast jashte euforise se bashkimit per union qe prek gjithmone e me teper fjalimet e politikanve.

Fillimi

Nisma e ketij plani do te perfaqesohet nga gjithe shqiptaret kudo qe jane duke filluar nga Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Presheves e kudo ne bote. Sipas nje deklarate te nje njoftimi per shtyp kjo levizje u kerkon politikes se vendeve tona zhvillim ekonomik per perbashkim, qe do te bashkoje ne menyre efikase aspiratat natyrale te mireqenies se kombit me aspiratat integruese europiane. Projekti vazhdon me zhvillimin dhe bashkerendimin e iniciativave dhe nismave nderqeveritare shoqerore shqiptare, per zhvillimin e perbashket shqiptar.

Propozimet

Zhvillimi dhe bashkimi I tregut shqiptar do te ndihmohet edhe nga propozimet e qarta politike te Unionit. Parlamenteve te te dyja vendeve u propozua qe te krijojne nje ‘Keshill Nderparlamentar’, i cili do te mblidhet dy here ne vit ne kryeqytetet respektive me rotacion.

Ky Keshill do te perbehet nga 30 perfaqesues, 11 nga parlamenti i Kosoves dhe 11 nga ai Shqiptar, 1 deputet shqiptar nga Mali I Zi dhe 2 nga Maqedonia, 1 deputet po shqiptar nga Lugina e Presheves.

Se bashku me keta do te marrin pjese dhe 2 anetare nga diaspora dhe 2 anetare nga unioni i ri. Ky projekt do te jete nje nisme e re e levizjes integruese politike. Ky Keshill do te shqyrtoje harmonizimin e legjislacionit dhe te strategjise se bashkerendimit ekonomik dhe te bashkerendimit te saj.

Unioni propozon gjithashtu edhe Keshillin e kryeministrave te cilet do te takohen dy here ne vit, per te diskutuar rreth problemeve me te rendesishme politike ekonomike, shoqerore midis ketyre dy vendeve.

Similar Posts: