Uniforma e re e serbëve në veri

Author: | Posted in Social No comments

Eshte shfaqur uniforma e strukturave serbe ne veri te Mitrovices. Keto njerez te cilet deri para pak ditesh endeshin me rroba civile, nga dita e shtune qytetaret e veriut te Mitrovices kane mundur ti shofin ato me uniforma te cilat dyshohen se i perkasin Ministrise se Puneve te Brendshme te Serbise.

Duke iu referuar videos se televizionit se Top Channel, uniforma e tyre ishte e thjeshte. Ato mabin te veshur nje xhakete me ngjyre te kalter, ne te cilen ne shpinat e tyre shkruhej ne gjuhen serbe dhe angleze, “Mbrojtja e Mitrovices”.

Perballe pamjeve, autoritetet policore vedase por edhe nderkombtaret ende nuk dine te japin ndonje shpjegim. Ndersa zedhendesi i Policise se Mitrovices, zoti Besim Hoti ka konfirmuar pranine e strukturave Serbe me uniforma, por ka mohuar se ato kane pasur veprime operative.

Ne fjalen e tij per media, Besim Hoti zedhendesi i Policise se Mitrovices ka thene: “Nuk behet fjale per nje uniforme operative. Ajo se cfare eshte shkruar ne uniformat e tyre ne gjuhen serbe dhe angleze, nenkupton mbrojtjen civile, mirpo se kush fshihet prapa gjithe kesaj i mbetet organeve te rendit dhe te institucioneve nderkombtare te sigurise te Kosoves, te cilet duhet te marrin masa te metejshme. Ne jemi ne kontakt me prokurorine dhe do te presim se cfare forme dhe si do te qasemi”.

Pyetja e Gazetarit: “Kush është mbrojtja civile, sipas të dhënave të policisë, me apo pa uniformë?”

“Sigurisht qe jane ato te mbetjeve te ish sistemit te meparshem te sigurise se Kosoves, ne nuk po e demantojme nje gje te tille, por duam te zbulojme se kush po fshihet mbrapa tyre, ne nuk mund t’i qasemi informacioneve ne keto momente”, u shpreh Hoti.

Ato qe jane me te ashper, ndaj kesaj prezence te uniformave serbe ne territorin Kosovar, jane zyrtaret komunale te Mitrovices. Drejtori per mbrojtje dhe shpetim, ne kuadrin e komunes se Mitrovices ka shpjeguar me detaje te gjitha pikat, neper te cilat leveizin pjestaret e mbrojtjes civile. Ai ka kerkuar nga institucionet e sigurise qe te ndermarrin masat per largimin e tyre.

Drejtori i Komunes se Mitrovices per Mbrojtje dhe Shpetim ka thene: “Ky objekt i cili funksionon e ashtuquajtura “mbrojtje civile e Mitrovices”, ndodhet ne lagjen e Boshnjakeve ne veriun e qytetit. Por atje filmimi me kamera eshte i ndaluar nga pjestaret e sigurise se objektit”.

Nderkohe gazetaret iu jane afruar me kamera amatore drejt objektit dhe kane shkembyer kete bisede:

Jemi Gazetare. A mund te xhirojme?

Sigurimi i Objektit – “gazetare te cilit televizion?”

Ne vijme nga Shqiperia”

Sigurimi i Objektit – “Prit më duhet të pyes. (Kanë ardhur nga Shqipëria që të xhirojnë)

Sigurimi i objektit – “Jo, jo, nuk mundeni”.

Po pse eshte e ndaluar xhrimi?

Sigurimi i Objektit – “Sepse ashtu eshte urdheri nga Beogradi!”

Keto pjesatre te mbrojtjes se objektit me uniforma jane pare edhe nga shqiptaret qe jetojne ne veri, por ato kane refuzuar te dalin para kamerave per shkaqe sigurie. Nga burime jo zyrtare mesojme se arsyet dhe shkaku qe ato kane dale me uniforma ne terren eshte vizita e kryetareve te komunave te Serbise, dy dite me pare.

Similar Posts: