Unifikimi i hapësirës televizive

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Endira_BushatiPer unifikimin e hapesires se valeve satelitore te Kosoves dhe Shqiperise nuk mund te kete asnje pengese ligjore.

Ne nje takim me drejtuesit e  Radio Televizionit te Kosoves, drejteuesja e KKRT-se, Endira Bushati, dha garanci perpara mediave, pasi kryeministri Berisha propozoi RTSH-se mundesi te transmetimit te te gjitha pikave mediatike ne Kosove ne menyre qe ato te shihen nga shqiptaret dhe anasjelltas pa paguar asnje qindarke.

Praktikat te tjera te ketij drejtimi jane aktualisht aktive. Sipas kryetares se KKRT-se, procedurat nuk prekin aspak ligjet, pasi eshte e pranueshme qe te krijohet nje leje ne baze te nje kerkese ten je subjektivi TV me vale qe perseriten. Praktika e kanalit francez ‘TV5’, tregon qarte se megjithe rregulloret qe duhen zbatuar, nuk mund te kete arsye qe te mos behet ky unifikim.

Bekim Hasani, drejtori i RTK-se theksoi perfitimet e dyanshme te vendeve duke ndjekur programet televizive reciproke. Kjo do te mundesoje rritjen e konkurences dhe afrimin e shqiptareve pertej kufirit me Kosoven. Drejtuesit e RTK-se jane mirpritur nga kryeministri i Shqiperise Berisha, dhe kane rene dakort me propozimin e ketij te fundit. Ne kete takim Berisha shprehu hapur deshiren per t’u bashkuar ne ate proces qe quhet ‘Bashkimi i Kombit Shqiptar’.

Ne kete takim kryeministri u shpreh se se per te realizuar dicka hapi i pare eshte t’i besosh procesit te bashkimit te Kombit Shqiptar, me shume se cdo gje tjeter, dhe eshte totalisht i bindur se shqiptaret ne nje te ardhme te shkurter do te punojne ne te gjitha vendet qe ata deshirojne te jetojne. Duke qene se me shume se gjysma etnike e popullit shqiptar jeton jashte kufijve, per shqiptaret kjo shenon fillimin e nje procesi, i cili do t’i coje drejt bashkimit shqiptaret ne idealin e tyre  kombetar.

Similar Posts: