“Udhër” arresti për qeverinë kosovare

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Prishtina megjesin e sotem mbulohet me qindra “flete-arreste” te cilat kaane subjekt kreret me te larte te vendit. Ne fletet e rreme te cilat kishin mbuluar shtyllat dhe muret e kryeqytetit Kosovare sot mbanin emrat e Kryeministrit Hashim Thaci, zv/kryeministrit Mimoza Kusari dhe ministrat Bedri Hamza dhe Besim Beqaj.

Ne keto letra te vendosura mengjesin e sotem neper mure shetylla te Prishtines shkruhej: Policia Kosovare pas marrejs se nje autorizimi nga Prokuroria Speciale per shkak te ekzistimit dhe dyshimeve te bazuara ne fakte dhe qe kane vepruar kunder interesave te qytetareve duke shkaterruar ekonomine e vendit permes shtijeve publike si: Telekomi i Kosoves dhe Posta si dhe Distribucionit të KEK-ut, si dhe dyshimit te bazuar qe të njëjtin kanë shprehur gatishmëri edhe për likuidimin e ndërmarrjes Trepça, lëshon Urdhër Arrest”.

Ne kete “Urdher Arrest” te rreme shkruhej se personat e larte permendur kane motivuar nga interesat e tyre personale dhe klanore te cilet kane rrezikuar seriozisht ekonomine vendase.

“Te pandehurit ne raste te meparshme kane kryer vepra kriminale te demshme per Kosoven, dhe vazhdojne te paraqesin rrezikshmeri te larte dhe te vazhdueshem per qytetaret. Personave te lartcekur te kontaktojne ne numrin e telefonit 112 apo ne stacionin e Policise me te afert”, shkruhej ne letrat fallco qe kishin mbuluar muret e kryeqytetit Kosovar sot.

Ne lidhje me kete ngjarje qe deri tani nuk ka dale asnje qe ta kete marre persiper, policia Kosovare ka ndaluar tre aktiviste te Levizjes “vetvendosje” te cilet jane te dyshuarit kryesore. Ne fjalen para mediave Policia deklaroi se ndalimi i aktivisteve te levizjes “Vetvendosje” bazohet ne perdorimin e paligjshem te logos se policise se Kosoves.

“kjo afishe në formë të memos së policisë është e falsifikuar nga ana e aktivistëve të “Vetëvendosjes”, e cila njëherësh përmban edhe numrin e rastit i cili po ashtu është i falsifikuar”, thuhet në njoftim.

Similar Posts: