U realizuan nje pjese e Rekomandimeve

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

Bashkim Europian ka dhënë mendimin e tij mbi ecurinë e reformave në vend në respektim të 12 rekomandimeve të këtij unioni. Ishte ambasadori i BE-së Etore Sekui që përmes një konference, e kërkuar kjo nga komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, e vlerësoi të jashtëzakonshme punën e bërë deri tani për zbatimin e marrëveshjes politike të nëntorit të shkuar dhe nxiti palët që të vijojnë më tej dialogun për të mbyllur çështjet e tjera në pak kohë që ka mbetur deri në raportin e progresit në tetor.

Sekui përgëzoi palët për arritjet në përmbushjen e kriterit politik. “Janë arritur konsensuse të rëndësishme, si reforma zgjedhore, Avokati i Popullit, Gjykata Administrative dhe ligje të tjera me 3/5-at. Por mbeten një masë kritike reformash për t’u realizuar. Ne dëshirojmë që kjo çështje të finalizohet në kohë.

Çështja e imuniteteve është një çështje tepër e rëndësishme, pasi duhet të kemi një ecuri në luftën kundër korrupsionit”, – deklaroi Sekui. Sipas tij, BE-ja e sheh të vështirë, por jo të pamundur marrjen e statusit të vendit kandidat në vjeshtën e këtij viti.

Similar Posts: