Turqia-Kosovës: Korrigjoni historinë!

Author: | Posted in Culture 1 Comment

erdogan-thaciMinistrise se Arsimit, Shkences dhe Teknologjise, u eshte kerkuar nga Republika e Turqise, qe librave shkollore te historise t’u behet nje analize e kujdesshme dhe ne pjese te caktuara te behen dhe korrigjimet e nevojshme.

Zyrtare te MASH-it, pavaresisht kerkeses per rishikim, deklaruan per portalin ”Telegrafi” se kerkesat e Turqise lidhen me permirsime dhe jo ndryshime te historise.

Ministria e Arsimit te Kosoves, per kete shkak, formoi komisionin e perbere nga eksperte te historise, albanologjise dhe gjeografise, te cilet pergatiten nje raport se cfare do te mund te korrigjojne ne keto tekste shkollore. Njeri nga bashkautoret e disa prej librave te historise, Fresher Demaj tha se autoret e teksteve tani jane akorduar qe te mos pranojne absolutisht asnje ndryshim te teksteve pa marre nje miratim nga ana e tyre dhe se ata vete me asnje cmim nuk do pranojne ndryshime qe do demtonin vleren origjinale historike.

Nehat Mustafa, zevendesministri i arsimit, deklaroi se ekspertet qe do mberrijne nga Turqia nuk do te kene aspak ndikim ne ndryshimet e teksteve, por me ta vetem do te debatohet per nje kerkese te tyre.

Ai tha se nuk ka qellim ardhja e tyre qe ata te mund te ndikojne ne menyre te drejtperdrejte ne ndryshimet eventuale, por thjesht do te jete nje vizite ku ata se bashku me ekspertet e vendit do te shkembejne pervoja te kesaj fushe, ne menyre qe dilemat midis ketyre popujve te ndryshem te kalojne ne nje gjuhe me te perzgjedhur, por qe nuk nenkupton ndryshim te historise.

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by reshat