Trjoka: Imunitetet me rëndësi kombëtare për integrimin

Author: | Posted in Social No comments

Më 16 korrik, ambasadori i SHBA-së, ai i BE-së dhe ambasadori i OSBE-së në vendin tonë zhvilluan një takim me kreun e socialistëve Edi Rama në selinë rozë. Menjëherë pas takimit ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart, theksoi rëndësinë e heqjes së imunitetit si një ndër çështjet më të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit.

Sipas ambasadorit Volfart, “të qenët i nënshtruar ndaj Kushtetutës dhe ligjit është shumë e rëndësishme. Dënueshmëria për çështje që bien në kundërshtim me Kushtetutën duhet të ekzistojë”.

Ambasadori Volfart nënvizoi se çështja e imuniteteve është e rëndësishme për funksionimin ë shtetit dhe bëri apel që koha e mbetur të shfrytëzohet sa më mirë. Pas takimit me Ramën ambasadori i BE-së, Etore Sekui, deklaroi se çështja e imuniteteve është me rëndësi kombëtare edhe për integrimin e Shqipërisë.

Duke shprehur dëshirën që të miratohet në Kuvend heqja e imunitetit, Sekui apeloi edhe për përmbushjen e reformave të tjera. “Po aq të rëndësishme sa imuniteti janë edhe reformat e tjera, si ajo për rregulloren e parlamentit e arritur në nëntor të viti të kaluar. Ne shpresojmë që me reformën do bëhet aq progres sa edhe me imunitetin”, – tha ai.

Ambasadori komentoi më tej se “marrëveshja për kodin zgjedhor është një hap i mirë, të shoqërohet edhe nga heqja e imunitetit e reforma për rregulloren e parlamentit”, – shtoi ai. Duke u kthyer te çështja e imunitetit, Sekui apeloi: “Po e them troç: shpresojmë të arrihet kompromisi. Nuk po u kërkoj politikanëve të pëlqejnë njëri-tjetrin, por të punojnë me njëri-tjetrin”, – nënvizoi ai.

Pas këtij takimi edhe ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu, shprehu dëshirën e tij për heqjen e imunitetit. “Paketa e reformave të jetë e gjithanshme. Në fakt, këto janë të rëndësishme për integrimin në BE dhe për zhvillimin e gjithë vendit. Mbetet punë për reformën e rregullores së Kuvendit. Për imunitetin ne besojmë se do të bëhet një punë e mirë”, – tha ai.

Similar Posts: