Tregohet nga historianet e verteta e Ali Pashe Tepelenes

Author: | Posted in Culture No comments

Ali_Pashe_TepelenaDritan Egro thote se ai gjendet ne Stamboll ne nje varreze te zakonshme.

Ne Tiran eshte hedhur drite nga historianet, mbi vrasjen e Ali Pashe Tepelenes dhe mbi dergimin e kokes se tij ne Stamboll. Arkeologu i njohur, Neritan Ceka, dhe historiani ka thene dje se deklarata e bere dje nga Kryeministri ne Komitetin Nderministror per 100-vjetorin e pavaresise, hap nisjen e procedurave per te gjetur dhe per te kthyer koken e Ali Pashes ne atdhe.

Shteti turk, sipas Cekes, ka te dhena te sakta rreth vendodhjes se kokes se Ali Pashes, pasi gjate kohes se Perandorise Osmane ka qene nje ritual i njohur. Ceka tha se Ali Pashe Tepelena ka qene nje kundershtar i hapur i Portes se Larte te Stambollit.

Ai vritet ne nje ishull te Janines, duke u perpjekur te bashkoje te gjithe sundimtaret e tjere shqiptare kunder Perandorise Osmane, kurse koka e tij, sic ishte dhe zakoni, iu cua Sulltanit ne tepsi, zakon ky i cili eshte skalitur edhe ne kenget e popullit.

Ai u shpreh se koka e Ali Pashes pasi iu tregua Sulltanit, dhe para se te varrosej u ekspozua per pak kohe ne nje nga portat e Pallatit te Sulltanit. Shteti turk ka per historianin e njohur, te dhena te sakta per vendodhjen pasi te tilla kurbane jane bere ne te gjitha shtetet e Perandorise Osmane, ku kishte pasur rebele.

Ceka eshte shprehur se pasi koka te gjendet dhe te sillet ne Shqiperi, Komiteti ka disa variante per vendosjen e saj dhe per prezantimin. Ai tha se mund te vihet ne Tepelene, por edhe ne Muzeun Kombetar, pas perpunimit nga antropologet qe ta bejne ate te prezantueshme per publikun.

Kurse i profilizuari ne epoken e Perandorise Osmane, Dritan Egro, tregon filozofine e kohes rreth prerjes se kockave te rebeleve ndaj Portes se Madhe. Ka pasur dy arsye per proceduren e kohes qe koka e “armikut” te vrare t’i dergohej Sulltanit ne Stamboll.

Arsyeja e pare ishte se duhej te bindej sulltani qe armiku per te cilin ai ka dhene urdher te vritet eshte eliminuar vertet, pasi asnje tjeter lloj vdekjeje nuk do ta bente ate te besonte se armiku ishte vrare.

Koka e armikut cohej ne nje tepsi te Sulltani dhe personi qe ja conte gradohej. Dhe asryeja tjeter ishte qe te tjeret te trembeshin duke menduar se ne kete menyre e pesonin te gjithe ata qe ngrinin krye kunder Sulltanit, tha historiani Egro.

Sipas Egros, Ali Pasha me perpjekjet e tij per te krijuar nje front ndaj Portes se Larte duke bashkuar edhe prijes te tjere te kohes, krijoi nje shqetesim te madh dhe u krijuan shume eskpedita ndaj tij.

Historiani tha se pashalleku i Janines u be nje faktor me rendesi nderkombetare nderkohe qe forcat franceze dhe ruse te cilet ishin vendosur ne ishujt joniane si dhe Anglia ia drejtuan vemendjen e tyre sundimtarit shqiptar dhe krijuan lidhje diplomatike me te, duke kapercyer keshtu Porten. Sulltan Mahmudi II ishte ai qe mori vendimin per te vrare Ali Pashe Tepelenen. Kjo ndodhi ne vitin 1822. Ne nje lagje te Stambollit, ne nje varreze te zakonshme gjendet koka e Ali Pashe Tepelenes.

Similar Posts: