Topi i Artë 2012, “poker” i Messi-t

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Lionel_messiLionel Messi ashtu sic pritej tashme eshte zyrtarisht fituesi i Topit te Arte 2012. Cmimi i Topit te Arte iu dorezua futbollistit Argjentinas ne ceremonine e zhvilluar mbremjen e se henes ne Zyrih te Zvicres.

Lionel Messi u shpall fitues i ketij cmimi prestigjoz duke arritur te mposhte serish dy kandidatet e tjere, Ronaldo dhe Iniesta. Me kete cmim te fituar per te katerten here radhazi sot ne Zyrih Messi arriti te thyeje edhe rekordin e golashenuesit me te mire ne nje vit kalendarik, rekord ky i cili mbahej prej shume vitesh nga legjenda gjermane, Gerd Muller.

Me “pokerin” ne kete trofe, i ashtuqujaturi “Pleshti” arriti te hyje ne histori si askush tjeter me pare. Ndersa persa i perket gares per cmimin e tranjerit me te mire te vitit 2012 ishin tranjeri i Real Madridit, Jose Mourinho, ish-tanjeri i Barcelones, Pep Guardiola si dhe tranjeri i Spanjes, Vincet Del Bosque ku ky i fundit gjate vitit 2012 rishpalli kampione Europe Spanjen, dhe triumfoi perballe dy rivaleve te tij.

Gjate ceremonise jane perzgjedhur edhe skuadra e vitit e cila perbehej: ne porte, Kasijas, ne mbrojtje: Dani Alves, Gerard Pique, Marcelo, Sergio Ramos; ne mesfushe: Xavi Hernandez, Xavi Alonso, Andres Iniesta si dhe ne sulm Messi, Falcao dhe Cristiano Ronaldo.

Ndera Topi i Arte per femra u diskutua permes futbollistes braziliane Marta dhe dy amerikaneve, Alex Morgan dhe Abby Wambach. Dhe fituesja u shpall Abby Wambach. Tranjeri i vitit 2012 per femra shkoi per suedezin Pia Sundhage, e cila ka qene ish-tranjere e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku e cila ka mposhtur ne gare Bruno Pinin te Frances dhe Norio Sasaki te Japonise.

Similar Posts: