Topi dekreton ligjin. “Sekreti shteteror’ ne varesi te Berishes

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Ndryshimet ligjore ne ligjin “Per informacionin e klasifikuar shteteror” jane dekretuar dje nga Presidenti i Republikes Topi. Me keto ndryshime Drejtoria e Sigurimit te informacionit te klasifikuar (DISK) nga Keshilli i Ministrave kalon ne varesi direkte te Kryeminsitrit Berisha.

Gjate shqyrtimit te tij ne komisionet parlamentare projektligji ka ngjallur debate te shumta mes opozites dhe mazhorances, nderkohe qe ne senace plenare ai u miratua vetem me votat e mazhorances.

Opozita pretendon se drafti ne fjale rrit arbitarisht kopetencat e kryeministrit duke e cilesuar kete si jonormale. Ndryshimi ligjor qe propozon krymenistri Berisha eshte i shkurter dhe domethenes: “Ne fund te paragrafit te pare, te nenit 25, te ligjit nr. 8457, date 11.2.1999, “Per informacionin e klasifikuar “Sekret Shteteror”, te ndryshuar, fjalet”…prane Keshillit te Ministrave….”zvendesohen me”… si institucion ne varesi te Kryeministrit…”. Pra nga varesia e Keshillit te Ministrave, DISK-u kalon ne vartesi direkt te Kryeministrit. 

Luan Rama: PS me 71 deputete? Rama sheh enderra me sy hapur

Ne nje takim me strukturat e LSI-se te qytetit te Tiranes Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama i eshte pergjigjur edhe qendrimit te kryetarit te  PS-se EDI Rama, i cili i pyetur ne nje interviste per mundesine e koalicionit te PS-se me LSI-ne eshte pergjigjur se PS-ja do te fitoje e vetme 71 deputete ne zgjedhjet e ardhshme.

” Duke iu referuar kesaj deklarate te shefit te opozites, Luan Rama i eshte pergjigjur kreut te PS-se, duke thene se “Zoti Rama vazhdon te shohe enderra me sy hapur, po ky nuk eshte problemi i LSI-se.”

Edhe ne politike shtoi me tej Luan Rama, ka vend per enderrimtare te tille, qe me enderrat e tyre kompensojne realitetet e trishta te humbjeve te njepasnjeshme. Luan Rama theksoi se LSI nuk e ka mendjen se c’thote Edi Rama.

Per Sekretarin e e Pergjithshem te LSI-se vemendja dhe energjite e LSI-se jane te perqendruara te integrimi Europian. “Edi Rama ka zgjedhur te humbe, le te vazhdoje te humbe, ka nenvizuar Luan Rama, duke shtuar se destruktiviteti i Edi Rames eshte ndeshkuar nga vota e qytetareve.

Haxinasto ne Mal te Zi per bashkepunimin

Firmoset marreveshja per unifikimin e diplomave

Ne kuader te vizites se tij ne Mal te Zi, Ministri i Jashtem Edmond Haxinasto kerkoi qe mes dy vendeve te zhvillohen me shume projekte te perbashketa dhe nisma konkrete nderkufitare. Ne takimin zyrtar me Minsitrin e Jashtem Milan Rocen u diskutua mbi marredheniet dypaleshe, me theks te vecante bashkepunimin ekonomik dhe projektet konkrete ne infrastrukture, proceset integruese Evropiane, si dhe zhvillimet ne rajon.

Nder fushat qe percaktojne prioritetet e bashkepunimit dypalesh i indentifikuan: Ekonomia-Infrastruktura, transporti, energjia, levizja e lire etj, si dhe marreveshja ne fushen e arsimit gjate kesaj vizite, qe i hap rruge njohjes se diplomave, si dhe heq tarifat respektive per arsimin e larte.

Ne vijim Haxhinasto theksoi se shqiptaret qe jetojne ne Mal te Zi jane nje baze e sigurt per marredheniet e shkelqyera midis dy vendeve. Palet rane dakord per te zgjeruar me tej kuadrin ligjor te bashkepunimit, duke percaktuar si imediate marreveshjen per njohejn reciproke te lejeve te drejtimit te automjeteve, etj.

Similar Posts: