Timori Lindor njeh Kosovën

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Iu eshte derguar nje leter Ministrit te Puneve te Jashtme te Republikes se Kosoves, zotit, Enver Hoxhaj ku i cili diten e premte ka pranuar nje leter nga Ministri i Puneve te Jashtme te Timorit Lindor, zotit, Jose Luis Guterres, ku permes se kesaj letre ky shtet ka njohur pavarsine e Republikes se Kosoves.

“I nderuari zoti Minister Enver Hoxhaj, une shpreh thellesisht mirenjohjen time per viziten qe ju zhvilluat ne Timorin Lindor me daten 15 shtator, ku nder te tjera ne diskutuam ne ceshtjet e interesit te perbashket. Ajo qe dua te them eshte se vendi qe une perfaqsoj Timori Lindor ndan eksperience te perbashketa dhe solidarizohet me popullin tuaj dhe Qeverine e Republikes se Kosoves.

Kam nderin qe une tju percjell juve, dhe permes jush qytetareve dhe Qeverise se Republikes se Kosoves, se Qeveria Demokratike e Timorit Lindor ka njohur pavarsine e Kosoves.

Me kete njohje formale une shpreh deshiren time qe Timori Lindor dhe Kosova tashme mund te lidhin marredheniet diplomatike sa me shpejt”, eshte thene ne letren e derguar nga Ministri i Puneve te Jashtme te Timorit Lindor.

Nder te tjera ne kete leter gjithashtu thuhej se Timori Lindor i shpreh urimet e perzemerta popullates se Kosoves per progresin e arritur deri tani. Ndersa Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, zoti Enver Hoxhaj me date 15 shtator ka vizituar Timorin Lindor, i cili ishte pritur nga perfaqsuesit e larte te ketij shteti ne fjale.

Gjate takimeve qe ai pati ne Fiji edhe ne Neë York, Ministri Enever Hoxhaj kishte marre mbeshtetjen e duhur te ketij shteti per njohjen e Kosoves.

Similar Posts: