Thatësira dhe eksportet sjellin çmime të larta në treg

Author: | Posted in Economy No comments

Produktet e fushës po na kushtojnë më shtrenjtë në pikun e këtij sezoni krahasuar me një vit më parë. Arsyeja kryesore, sipas prodhuesve në zonën e Lushnjës, është thatësira e tej zgjatur, e cila ka ulur rendimentin më shumë se 15 për qind krahasuar me verën e kaluar.

Josif Gorea, një prej prodhuesve e tregtarëve në Divjakë, tregon se “ulja e rendimentit ka ardhur më së shumti te produktet që kërkojnë më tepër ujitje, si bostanoret dhe domatet”. Aktualisht çmimi i pjeprit është 25 për qind më i lartë se një vit më parë, ndërsa mban rekord çmimi i domates, 30-50 për qind më i lartë se vjet në gusht.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në rritjen e çmimit për konsumatorët shqiptarë po peshojnë edhe ek-sportet jashtë vendit. Thatësira, që ka rënduar në të gjithë rajonin e Ballkanit, ka bërë që kërkesa e vendeve fqinje për perime e shalqinj të mos ndalet te prodhimet e hershme.

Tregtarët vendas e pranojnë se po eksportojnë në ‘Maqedoni, Serbi e Kosovë, ndonëse nuk plotësojnë kërkesat e tregtarëve-blerës nga vendet fqinje. Mungesa e reshjeve këtë verë ka sjellë dëme të mëdha në rajon.

Por ndryshe nga shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë, Serbia është vendi që e ka marrë më seriozisht përballjen me këtë situ-atë. Pak ditë më parë qeveria serbe ngriti një grup pune për të vierësuar dëmet e fermerëve nga të korrat e munguara dhe për të parë mundësinë e kompensimit të tyre,

Similar Posts: