Thaçi takon ambasadorët e vendeve të BE-së

Author: | Posted in Politics No comments

Hashim Thaci, Kryeministri i Republikes se Kosoves eshte takuar gjate dites se djeshme me ambasadoret e vendeve te BE-se, te kryesuar nga perfaqsuesi i Bashkimit Europian ne Kosove, Samuel Zbogar.

Ai gjate takimit qe zhvilloi me to ka njoftuar ambasadoret per takimin e dyte mes tij dhe Kryeministrit te Serbise, Ivica Dacic i cili u mbajt ne Bruksel. Ai i ka dhene siguri ambasadoreve se gjate gjithe procesit ne normalizimin e marredhenieve mes Serbise dhe Kosoves do t’iu siguroje transparence maksimale, dhe ka theksuar se platforma kryesore e te gjithe ketij procesi mbetet Kushtetuta e Kosoves.

Duke iu referuar nje njoftimi per median nga zyra e Kryeministrise, ambasadoret e vendeve te Bashkimit Evropian kane shprehur mbeshtetjen e tyre te plote per Kryeministrin Hashim Thaci dhe per qeverine te cilen ai qeveris ne procesin e normalizimeve te marrdhenieve mes Kosoves dhe Serbise.

Nder te tjera po ne te njejten dite Hashim Thaci ka informuar edhe mbi takimin me kryetarin e LDK-se zotin, Isa Mustafa si dhe me nenkryetarin e AAK-se, Blerim Shalen. Hashim Thaci ka theksuar se nga te gjitha temat qe tashme jane diskutuar, me me rendesi dhe prioritet eshte trajtuar ceshtja e te pagjeturve, pasi kjo eshte nje problem human dhe shume e dhimbshme qe duhet zgjidhur sa me shpejt.

Nje tjeter kerkse lidhur me dialogun mbetet edhe implementimi i marrveshjes te arritur deri me tani, por edhe domosdoshmerise se transparences dhe financimit te sekoreve te ndryshem ne Republiken e Kosoves nga ana e Shtetit Serb, dhe me nje theksim te vecante te strukturave paralele ne veriun e Kosoves.

“Kushti kyc qe Serbia duhet te permbushe ne raport me Bashkimin Europian eshte zhberja e strukturave ilegale te sigurise te cilat funksionojne ne veriun e Kosoves, Ka theksuar Thaci. Duke iu referuar njoftimin per shtyp dhe sipas tij, ky ishte nje konstatim i perbashket dhe se ky proces eshte teper i rendesishem, dhe se rruga e vetme per normalizimin e marrdhenieve ndershtetrore, nga te cilat nuk do te perfitojne vetem qytetaret e te dyja vendeve tona, por i gjithe rajoni.

Similar Posts: