Thaçi refuzon ofertën e Haradinajt

Author: | Posted in Politics No comments

haradinaj-thaciOferta e liderit te AKK-se Ramush Haradinaj refuzohet nga kryeministri i Kosoves Hashim Thaci. Ne nje deklarate per shtyp ne ‘Bota sot’, i intervistuar nese do te vazhdonte te ishte kryeminister edhe gjate vitit 2013, ose deri ne fund te mandatit te tij, Thaci deklaroi se Partia Demokratike e Kosoves eshte fituese e zgjedhjeve te kaluara dhe se ka mandatin e plote te Kuvendit te Kosoves dhe legjitimitetin e plote qytetar.

Ai shtoi se do ta ruante dhe do ta kultivonte besimin me te cilin qytetaret kosovare e kishin mbeshtetur kur ishte emeruar kandidat per kryeminister dhe se kete marreveshje me qyetetaret ai nuk do ta cenonte per asnje motiv sado i forte te jete.

Prandaj do t’i kryeje detyrimet kushtetuese dhe ligjore. Me reformat qe eshte duke bere Partia Demokratike fuqizohet cdo dite e me teper, sigurisht me perkrahjen e koalicionit te qeverise i cili eshte dinamik dhe  aktiv. Ky kabinet qeveritar sipas tij, eshte me i miri ne historine politike te Kosoves dhe se puna e ekzekutive do te vazhdoje me ritem te larte.

Kryeministri i Kosoves eshte pyetur gjithashtu mbi oferten e Ramush Haradinajt per te drejtuar qeverine ne nje koalicion te PDK-se AKK-se dhe u eshte pergjigjur se Haradinaj ka treguar me teper nje vullnet sesa nje oferte.

Kryeministri Hashim Thaci ka thene se oferta prezantohet nga partia e cila fiton zgjedhjet dhe u ofron partnereve te mudshem per koalicion, prandaj e mirepret vullnetin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe te z.Haradinaj qe te jene pjese e nje bashkepunimi ambicioz ndermjet Partise Demokratike te Kosoves e Aleances per Ardhmerine e Kosoves mbi bazen politike te koalicionit  se qeverise aktuale.

Similar Posts: