Thaçi: Platforma serbe, mentalitet i vjetër

Author: | Posted in Politics No comments

thaci-fjalimHashim Thaci, kryeministri i Kosoves, deklaroi se platfroma qe ka hartuar Serbia per Kosoven, i perket nje mentaliteti te vjeter i cili vazhdon te jete i pranishem ne Beograd, por qe nuk ka per te gjetur asnjehere hapesire ne Kosove.

Thaci tha se kjo platforme u ngjan planeve te vjetra serbe per te debuar shqiptaret nga viset e tyre, por kjo nuk i sherben stabilitetit ne rajon. Kryeministri ka thene se ky plan nuk eshte dicka e re per ne, pasi Nikolic ka qene pjese e aparatit genocidial te Milloshevicit, dhe thekson se ky plan nuk do te mund te realizohet ne territorin e Kosoves.

Ai ka nenvizuar se ky eshte nje plan i cili kthen Serbine prapa ne procesin e normalizimit te marredhenjeve me Kosoven, gjithashtu eshte nje vazhdimesi e planeve te vjetra te Beogradit ne raport me Kosoven, por qe nuk mund te implementohet ne asnje rrethane.

Thaci shprehet se Kosova do te sillet konform standarteve europiane, konform qellimit,vizionit dhe zotimit te saj europian. Kosova pergjigjet shume qarte se do te respektoje Kushtetuten e vet, ligjet e veta dhe dokumentin e Ahtisarit,vazhdon Thaci.

Ai gjithashtu ka shprehur se eshte i gatshem per vazhdimin e procesit se bisedimeve per normalizimin e marredhenieve, ne kuader te axhendes se mbeshtetur nga SHBA dhe te udhehequr nga Bashkimi Evropian. Parashikohet nga platforma e Serbise per veriun e Kosoves, nje lloj etniteti si Republika Serbe e Bosnjes.

Similar Posts: