Thaçi për buxhetin e 2013-ës

Author: | Posted in Economy No comments

Hashim thaci ka falenderuar deputet e maxhorances dhe ministrin e Financave ne kabinetin qeveritar te mbajtur te premten, per kontributin e dhene ne miratimin e buxhetit te vitit 2013.

Duke pare raportimet e “Express”, ai ka shprehur perseri se me ane te ketij buxheti parashikohet rritja e mireqenies sociale, po ashtu edhe ngritja e pagave ne kategori te ndryshme.

Thaci thote se ky buxhet eshte me i larti ne historine e Kosoves, eshte nje buxhet i qeverisjes se mire, buxhet i i zhvillimit ekonomik, i synimeve te tyre se mirqenjes sociale te te gjithe Republikes se Kosoves si dhe krijimi i vendeve te reja te punes, qe do te thote rritje graduale te pagave per shtresa te ndryshme te shoqerise kosovare.

Brenda ketij buxheti jane perfshire dhe projekte te rendesishme infrastrukturore, ku jane ndare dhe mjetet per vazhdmin e punes per ndertimin e autostrades se kombit “Ibrahim Rugova” nga Aeroporti i Prishtines ne drejtim te Besise.

“Eshte krijuar buxhet i mjaftueshem per tu filluar ndertimi i nje autostrade tjeter qe lidh Prishtinen-Ferizajn-Kacanikun ne drejtim te Shkupit” shprehet Thaci.

“Ky buxhet, gjithashtu ka bere te mundur sigurimin e mjeteve te mjaftueshme per te vazhduar zgjerimin e e punimeve ne magjistralet Prishtine-Peje, Gjurgjice deri ne Kijeve, po ashtu edhe te asaj nga millosheva ne Vushtrrie dhe Mitrovice”sakteson Thaci.

Ai shton me tej se se shpejti do fillojne edhe studimet e zgjirimit te magjistrales, e cila do te vazhdoje nga Besia ne drejtim te Besianes dhe te Merdares.

Similar Posts: