Thaçi: Largohem si kryeministër

Author: | Posted in Politics No comments

thaciKryeministri aktual i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar zyrtarisht se ai nuk do te jete kandidat per kryeminister ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo deklarate e tij eshte bere publike diten e diele nga portali “Telegrafi”, ndersa nga ai vete kjo u zyrtarizua ne intervisten “Epoka e Re”.

“Ai ka shtuar me tej ku ka thene se, nje gje eshte teper e sigurt se PDK-ja ka per ti fituar zgjedhjet edhe ne mandatin e ardhshem, por une nuk do te jem kandidat per kryeminister”, ka deklaruar Hashim Thaci.

Ai gjithashtu beson se AAK ka per te qene pjese e kesaj qeverie dhe per kete ekziston nje vullnet i dyanshem per partneritet qeverises. Ai u pyet se kush do te jete pasqrdhesi i tij, kreu u Partise Demokratike dhe ekzekutivit te vendit ai nuk e mohoi mundesine qe te jete Kadri Veseli nje kandidat i mundshem i PDK-se dhe kryeminister i vendit.

“Zoti, Kadri Veseli por gjithashtu edhe nje pjese tjeter e madhe e lidershipit te PDK-se kane kapacitete teper te fuqishme per udheheqje, ekzekutive, legjislative apo presidenciale. Puna e arritur e zotit, Kadri Veseli ne Partine Demokratike te Kosoves ka paraqitur energji, kreativitet organiziv si dhe ideor per realizimin e qellimit dhe vizionit europian per PDK-ne, Kosoven Europiane gjithashtu”, ka shtuar nder te tjera Hashim Thaci.

Por mbi te gjitha Kryeministri aktual ka theksuar se partia qe ai perfaqson ka per te fituar zgjedhjet e ardhshme dhe per kete eshte teper i sigurte. Nuk do ta leshojme postin e kreut ekzekutiv duke perjashtuar ne kete menyre mundesine qe Ramush Haradinaj ta pasoje ate.

Gjate bisedimit per oferten e zotit Haradinaj ai tha se askush dhe askujt nuk mund ti beje kushtezime, kurse partneritetet jane vullnetet e partive politike.

“Une jam takuar me zotin Haradinaj dhe kam biseduar gjate me te. Nga te dyja palet eshte shprehur vullnet qe te punojme sebashku dhe ne kemi marre pergjegjesi per normalizimin e marrdhenieve te Kosoves me Serbine dhe per cfare eshte ngarkuar edhe zoti, Shala si koordinator i marredhenies politik nga presidenca e Kosoves.

Ne rame dakord gjate bisedimit qe patem me Haradinaj te bashkepunojme per te ardhmen europiane te vendin tone dhe reformat zgjedhore. Por persa i perket koalicionit ne nuk kemi biseduar, perpos qe eshte treguar nje vullnet per nje partneritet strategjik ne mes Partise Demokratike te Kosoves dhe AAK-se.

Tashme ne ndodhemi ne pragun e organizimit te Kuvendit Zgjedhor te PDK-se ku i cili ka per tu mbajtur ne date 26 janar te vitit qe vjen. Pas ketij kuvendi organet perkatese te partise sone kane per te marre vendimet perkatese. Partia qe momentalisht po udheheq Republiken e Kosoves do te prezantoje edhe oferten per te tjeret qe ti bashkengjiten qeverise dhe jo te tjeret per te”, perfundoi Thaci.

Similar Posts: