Thaçi inspekton Pallatin e Drejtësisë

Author: | Posted in Social No comments

Diten e djeshme, Kryeministri Hashim Thaci dhe perfaqsuesi i Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar dhe disa drejtues ne fushen e drejtesise kane inspektuar punimet ne Pallatin e Drejtesise.

Eshte bere e ditur se ne kete kompleks ndertesash e cila bashkefinancohet nga Qeveria e Republikes se Kosoves dhe nga Komisioni Europian do te vendosen institucionet e drejtesise se Republikes se Kosoves.

Ne fjalen e tij kryeministri Thaci tha se ky objekt ne ndertim do te jete nje nga objektet me te mira ne rajonin tone ku e cila ka per te krijuar nje hapesire te nevojshme per pune. “Ne kemi per te vazhduar me reformen e sistemit te drejtesise dhe mund te them se eshte fat qe i gjithe ky legjislacion ne po bejme te mundur ta nxjerrim me perputhje me standarte Europiane.

Prandaj ky objekt do te jete i nje modeli te standarteve europiane dhe une kam besim te plote qe vendi yne do te jete nje shembull edhe ne tere rajoin”, ka deklaruar Kryeministri Hashim Thaci ne fjalen e tij per shtyp.

Nderkohe perfaqsuesi i Bashkimit Europian, zoti Zhbogar eshte shprehur se sundimi i ligjit per Bashkimin Europian eshte shume i rendesishem. “Kjo deshmon se sundimi i ligjit per BE-ne eshte i rendesishem dhe keshtu ne jemi te perfshire ne Kosove jo vetem me misionin e EULEX-it po dhe ne projektet qe nderlidhen me sundimet e ligjit dhe ne ndertimet e infrastruktures”, ka theksuar ne fjalen e tij per median perfaqsuesi i Bashkimit Europian Samuel Zhbogar.

Ndersa Enver Peci, kryetari i Keshillit te Gjykates se Kosoves eshte shprehur nga ana tjeter se ne te gjithe do te bejme perpjekje maksimale qe te arrijme besimin e te gjithe qytetareve dhe nje sistem gjyqesor me nje zhvillim dhe nje refrome shume profesionale ne te ardhmen”.

Ne kete eveniment i pranishem ka qene edhe kryeprokurori i Kosoves, zoti, Ismet Kabashi. Kostoja a projektit ne fjale arrin shifren e 33 milione eurove.

Similar Posts: