Thaçi: Daçiç? E mposhta në luftë

Author: | Posted in Politics No comments

Hashim Thaci i pergjigjet deklaratave te homologut Serb  Ivica Daçiç, ku ka thene se po ta kishte takuar Thacin gjate luftes do ta kishte likuiduar. Duke iu referuar raportimeve te “Kosovapress”, Hashim Thaci ka thene se gjate viteve te luftes UCK-ja eshte takuar dhe perballur me ushtrine e Dacic dhe e ka fituar betejen ndaj saj.

“Ne ishim ato qe e fituam betejen ne lufte dhe do ta fitojme perseri ne paqe. Une jam teper krenar qe jam nje nga themeluesit i Ushtrise Clirimtare te Kosoves”, ka thene Hashim Thaci. Ndersa takimi i radhes midis dy homologeve Thaci-Dacic do te zhvillohet muajin e ardhshem. Sipas gjencise se lajmeve serbe “Tanjug” e cila citon burime konfidenciale nga KE-ja, thuhet se data e takimit nuk eshte percaktuar ende.

Nga burime mediatike te ndryshme te gjitha kane nenvizuar se tema kryesore e ketij takimi ku edhe kesaj radhe te ndermjetsuara nga baronesha Ashton, pritet qe te jete ne menaxhimin e kufijve.

Ndersa marrveshja ne fjale e cila eshte arritur deri tani te bisdeimeve Serbi-Kosove, eshte refuzuar nga nje pjese e spektrit politik te Serbise si dhe nga serbet e veriut te cilet jetojne atje. Ata thone se me zbatimet e kesaj marrveshje Republika e Serbise do te shkoje ne rrugen drejt njohjes se Kosoves si nje shtet te pavarur.

Ndersa nga ana tjeter Hashim Thaci ka njftuar se zbatimi i marreveshjes ka per te filluar ne dhjetor te ketij viti ne te kater pikat kufitare, ne Bernjak, Merdare, Jarinje dhe tek Dheu i Bardhe.

Similar Posts: