Thaçi-Daçiç, Ashton: Takim konstruktiv

Author: | Posted in Politics No comments

Zhvillohet takimi i pare ne Bruksel ndermjet Kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaci dhe atij te Serbise Ivica Daçiç, nen ndermjetsimin e shefes se Politikes se Jashtme te BE-se, Catherine Ashton.

Mbas ketij takimi baronesha Ashton e ka cilesuar kete takim si mjaft pozitiv dhe ku ka paralajmeruar mbajtjen e takimit te radhes me kreret e dy qeverive. “Sot ne Bruksel kam takuar dy Kryeministrat Ivica Daçiç dhe Hashim Thacin, me qellimin e vazhdimit te dialogut te ndermjetsuar nga BE.

Jemi pajtuar dhe ne do ta vazhdojme dialogun per normalizimin e marredhenieve ndermjet Kosoves dhe Serbise, te cilet dhe keto te fundit jane zotuar per bashkpunim. Se shpejti ne do te takohemi prape”, thuhet ne nje komunikate nga zyra e baroneshes Ashton.

Eshte saktesuar se ne dokumentat ne fjale dhe se ky takim eshte mundesuar pas takimeve qe zonja Ashton ka patur ne Nju Jork me presidentin serb Tomisllav Nikolic dhe Kryeministrin Hashim Thaci.

“Besojme se ky dialog eshte ne interesin e te dyja paleve dhe ka si qellim permisimet e jetes se njerzve dhe ne permisimin e problemeve gjithashtu per te sjelle Serbine dhe Kosoven me afer Bashkimit Evropian, – eshte thene me tej ne deklarate.

Ndersa nje dite me pare Kuvendi i Kosoves me 68 vota pro, 4 abstenim dhe 3 kunder ka miratuar rezoluten per normalizmin e marredhenieve me Serbine. Kjo rezolute ishte nje propozim i Partise Demokratike te Kosoves dhe ne momentin e votimit te saj, te pranishem ne salle kane qene 98 deputete te Kuvendit.

Similar Posts: