Thaçi bëhet gati për takimin me Daçiç

Author: | Posted in Kosovo News No comments

dacic-thaciTe merkuren ne mesdite, kryeministri i Kosoves Hashim Thaci mblodhi kabinetin qeveritar, para se te nisej ne Bruksel ku do te ballafaqohet me kryeministrin e Serbise Ivica Dacic. Ne kete takim bisedimet do te zhvillohen me ndermjetesimin e shefes se diplomacise Europiane, Catherine Ashton.

Thaci deklaroi se ne kete takim do te respektohet Kushtetuta e Kosoves, Plani i Atihsarit dhe rezoluta per zhvillimin e ketyre bisedimeve, ndersa sa u perket teresise territorial, statusit politik dhe sistemimi i brendshem i Kosoves, keto jane thjesh ceshtje te mbyllura.

‘Synimi i qeverise eshte qe shume shpejt te zhduken strukturat paralele serbe, te cilat jane aktive ne veriun e Kosoves dhe integrimi i Komunitetit serb ne institucionet e Kosoves permes zgjedhjeve’, shtoi kryeministri Thaci.

Paraditen e se merkures, gjate takimit me Bashkesine Nderkombetare ai theksoi se nuk duhet lejuar ne menyre absolute asnje veprim aventurier i Serbise qe mund te percillet me kosto per procesin e gjithanshem. Sipas Hashim Thacit do ishte ne interes per te vepruar ne menyre te kujdesshme, me mirekuptim dhe me besimin se do te zhvillohet nje dialog paqesor.

Pas kercenimeve nga zyrtaret e Beogradit se do t’a heqin me force  lapidarin e deshmoreve te UCPMB-se ne Presheve, Thaci tha se situate te tilla duhet te shmangen sepse nuk jane ne interesin e askujt. Kryeministri Thaci shprehu me besim te plote se lideret politike shqiptare ne Presheve, Bujanoc dhe Medvegje do e kalojne qetesisht kete situate.

 

Similar Posts: