Tension në Preshevë

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Lapidari_presheveEshte tensionuar situata ne Luginen e Presheves ku kreret e shtetit Serb kane kercenuar me dhune se do te heqin lapidarin e deshmoreve te Luftes se Ushtrise Clirimtare te Presheves. Pas kryeministrit serb ka reaguar edhe presidenti Tomisllav Nikoliç, ai ka deklaruar se ky simbol perkujtimor duhet hequr sepse eshte e ndaluar me ligjet e Serbise.

“Perkujtimoren duhet ta heqin vete Shqiptaret te cilet jetojne ne jug te vendit por edhe lideret e tjere duhet te tregojne se jane te pergjegjshem. Nese ato nuk e heqin perkujtimoren atehere ajo ka per tu hekur ne mes te dites dhe ka per ti treguar te gjithve se ndalohet nga ligjet tona”, deklaroi presidenti Nikolic.

Per here te pare i ka ardhur ne ndihme Lugines se Presheves kryeministri Kosovar Hashim Thaci, ku ky i fundit ka ftuar homologun e tij dhe bashkebiseduesin e tij ne Bruksel, Ivica Dacic ku ka shprehur qe te mos luaje me Presheven.

Nderkohe, Riza Halimi i ka cuar porosite e tij ne Kuvendin e Serbise duke perdorur mediat serbe per qeverine. Nderkohe per Televizionin Top-Channel ai eshte shprehur se UCPMB ka qene nje reagim i arsyeshem i shqiptareve kunder presionit qe iu eshte ushtruar ne ato kohe nga forcat serbe.

“Dua te filloj se qe nga ngritja e Shqiptareve gjate vitit 2000-2001, ka qene nje reaksion shume normal ndaj dhunes qe atyre iu eshte ushtruar nga forcat e serbise dhe dua te theksoj se ne terren ne kemi me shume te ndjekur veprimet e jashtezakonshme si prezencen e forcave speciale te policise se sa ndonje projekt zhvillimor ne interesin e popullates tone”, ka thene Halimi.

Nderkohe qytetaret e Lugines se Presheves pas shume dezinformatave jane ne ankth per veprimet e mundshme. Dacic ka deklaruar se nuk ka per te vazhduar bisedimet me Kosoven nese ne Presheve nuk do te hiqet perkujtimorja. Nga ana tjeter Halimi iu eshte pergjigjur se askush nuk eshte gjykuar per Luginen e Presheves dhe vrasjen e civileve atje.

“Po ta marrim nga ana e asajt qe neve na ofrohet ne rruge zyrtare, deshmoret e ketij populli jane cilesuar dhe cilesohen si terroriste dhe popullata i trajton si terroriste te gjithe ato te ndjere qe jane vrare, dhe jo vetem ne lufte por edhe viktimat te cilet jane civile te shumte”, ka theksuar Halimi.

Laipdari i deshmoreve ne Presheve u vua nga veteranet dhe eshte kercenuar ne vazhdimsi me renim nga Beogradi Zyrtar. Ai eshte vendosur pa aprovim, por shteti serb perkunder amnistise me marrveshjen e Konculit i ka quajtur shqiptaret vrases dhe akoma vazhdon ti quaje.

Reagimet për monumentin

Pas kercenimeve nga drejtuesit te qeverise serbe se nese ajo pllake perkujtimore nuk do te hiqet me deshire, atehere forcat serbe do te nderhyjne me force per ta larguar ate. Per kete ceshtje ka reaguar edhe lideri i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, zoti Ramush Haradinaj, ku ai i kerkon Beogradid zyrtar te sillet ne menyre Europiane.

Duke iu referuar fjalimit te Haradinajt ai ka thene se edhe shteti serb duhet te sillet ne menyre te ngjashme sic ben edhe Kosova. Nder te tjera ai ka thene se dallueshmeria midis nesh nuk na varferon, por perkundrazi na pasuron.

Haradinaj shpreson si ashtu sikurse Kosovaret edhe serbet duhet te perdorin kritere Europiane. Deklarata e liderit per Ardhmerine e Kosoves ka ardhur pas takimit ne seline e tij me lideret Shqiptare te Lugines se Presheves.

Similar Posts: