Televizioni i Kosovës, po transmeton në gjendje të jashtëzakonshme

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Kane rifilluar transmetimet ne RTK pas zjarrit qe ra ne oret e para te dites se sotme. Ekspertiza e forenzikes dyshojne per nje zjarrvenie te qellimshme, ndersa menaxhmenti po zotohet per sanim te gjendjes dhe normalizim te transmetimeve te programeve.

Sylejman Shaqiri ne nje deklarate të tij shprehu se kjo dite ishte nje nga ditet me te renda të RTK-së, qe nga fillimi i transmetimit te TVK-së, por kjo ishte dhe nje sprove e madhe dhe sipas tij po behen perpjekjet qe sa me shpejt te krijohen perseri kushtet per funksionimin normal te programeve.

Dyshimet e mundshme dhe te parat thone se zjarri mund te kete ardhur per shkak te nje defekti te instalimeve te energjise elektrike. Ndersa eksperti i forenzikes Ruzhdi Sefa deklaroi se eshte demtuar arkivi i RTK-së dhe ka hequr dyshimet e mundshme per zjarrvenie te qellimshme.

Si pasoje e zjarrit qe shpertheu brenda godines se RTK-së transmetimi televiziv eshte nderprere per disa ore rresht dhe Televizioni i Kosoves ka bere transmetimet pjeserisht per disa ore vetem ne rrjetin tokesor.

Nderkohe ekipet e RTK-Së po punojne per konstatimin e gjendjes se pajisjeve, pastrimin e tyre dhe mundesine e futjes perseri ne funksion. RTK-ja kerkon mirkuptim nga audienca dhe nderkohe u ben thirrje te gjithe atyre qe nuk duan te miren e medias te vetme publike ne Republiken e Kosoves qe te mos hapin pengesa ne rikthimin e situates se normalitetit ne RTK.

Similar Posts: