Të shtëna e shpërthime në veri

Author: | Posted in Social No comments

Shperthime dhe te shtena armesh jane regjistruar gjate 24 oreve te fundit ne veriun e Mitrovices, autoret e te cileve jane akoma te paidentifikuar nga policia. Ne nje deklarate per “Radio Kosova” zedhensi i Policise se Mitrovices, Besim Hoti ka thene se identiteti dhe perkatesia etnike e personave qe jane te perfshire ne kete ngjarje eshte ende e pazbuluar.

Nga ana tjeter mediat Serbe citojne kryetarin paralel te qytetit te Mitrovices, zotin, Kerstimir Pantic ku ky i fundit ka thene se “shenjestra e agresoreve ka qene pjestaret serbe te njesise se zjarrfikesve”.

Kerstimir Pantic ua ka atribuar shqiptareve te cilet jetojne ne lagjen Kroi i Vitakut te cilet sipas tij po perpiqen te trembin banoret serbe ne veri. Ndersa nga pala e Kosoves ku Policia Kosovare ne bashkepunim me forcat paqeruajtese te KFOR-it jane duke hetuar te kunderten e ketyre pretendimeve.

Edhe gjate javes se kaluar ne veriun e Mitrovices jane regjistruar tensione midis banoreve serbe dhe shqiptare. Banoret serbe te cilet jetojne pertej ures se lumit Iber jane mobilizuar me ane te sistemit te tyre te alarmit ne ndalimin e punimeve te shtepive te Shqiptareve ku kto te fundit po rindertojne shtepite e tyre te prishura gjate kohes se luftes ne vend.

Grupe serbesh kane qelluar me gure dhe sende te tjera te forta shtepite e shqiptareve si dhe punetoreve te cilet po kryenin punimet ne disa shtepi, por edhe kunder policeve Kosovare te cilet ishin te pranishem ne Kroin e Vitakut.

Por edhe gjate dites se merkure nje shperthim shume i fuqishem ka tronditur lagjen ne fjale. Sipas versinit te policise nga ky shperthim nuk ka pasur lendime ne njerez dhe as ne materiale, por edhe pse akoma autoret nuk dihen kuptimi dhe qellimi eshte i qarte frikesimi i banoreve shqiptare.

Disa ore pas ngjarjes te cilen folem me siper me qindra serbe protestuan ne veri te ures kryesore. Ata kane shfaqur hapur qendrimin e tyre kunder kthimit te shqiptareve ne lagjen “Kroi i Vitakut”.

Zhvillimi i protestes se serbeve ishte organizuar nga Pantic, ku i cili ka ftuar edhe nje here banoret serbe qe te kundershtojne perpjekjet e faktorit shqiptar dhe nderkombtar per vendosjen e shqiptareve te cilet sipas tyre ata skane jetuar kurre ne veri te Mitrovices.

Similar Posts: