Takimi, Thaçi informon Jahjagën

Author: | Posted in Politics No comments

Diten e hene, kryeministri Hashim Thaci gjate paradites ka raportuar tek presidentja e Republikes Atifete Jahjaga mbi takimin e dyte qe u zhvillua javen e kaluar me homologun serb Ivica Dacic.

Pas nje njoftimi per shtyp nga qeveria e Kosoves, gjate takimit te zhvilluar javen e kaluar, kryeministri Thaci ka thene se ne Bruksel ai ka ngritur edhe ceshtjen e personave te pagjetur, duke shprehur nje angazhim per zbardhjen e fatit te tyre.

Sipas ketij njoftimi per shtyp Hashim Thaci ka deklaruar gjithashtu se edhe nga ana serbe eshte shprehur i njejti perkushtim ne lidhje me kete ceshtje ne fjale. Ndersa ne nje tjeter pike qe kryeministri Thaci eshte ndalur me presidenten Jahjaga ka qene edhe ajo per menaxhimin e integruar te kufijve, ku ne lidhje me kete ka deklaruar se shume shpejt ka per te nisur zbatimi i marrveshjes perkatese ne te katert pikat kufitare.

Nderkohe nga ana e saj Presidentja e Republikes Atifete Jahjaga eshte shprehur se e mbeshtet plotesisht vazhdimin e procesit te dialogut te ndermjetsuar nga BE-ja, i cili ka per synim normalizimin e marrdhenieve midis Serbise dhe Kosoves. Gjithashtu pritet qe diten e premte Kryeministri Hashim Thaci te raportoje perpara deputeteve ne seancen e rregullt parlamentare, lidhur me takimin qe u zhvillua javen e kaluar ne Bruksel midis tij dhe homologut te tij serb.

Ndersa sipas nje deklarate pas takimit i cili me teper ishte ne formen e nje darke pune, baronesha Catherine Ashton ka renditur pikat per te cilat qe te dy kryeministrat jane te angazhuar per momentin.

“Te gjithe ishim te se njejtit mendim dhe rame dakord qe te vazhdojme punen lidhur me zbatimin e plote te marrveshjeve te arritura deri me tani. Kemi mirepritur rezultatet e grupit te perbashket per menaxhimin e integruar te kufijve ne te gjitha pikat e kalimit”, ka nenvizuar kryediplomatja e Bashkimit Europian Catherine Ashton.

Duke iur referuar baroneshes Ashton ne kete takim eshte diskutuar edhe mbi transparencen e fondeve qe i ofron Serbia serbeve te Kosoves dhe gjithashtu mbi menyren se si te rritet mbrojtja e trashgimise kulturore e fetare te Serbise.

Palet qe te dyja rane dakord te ngrene nje grup te posacem pune te perbashket ne pergatitjen e nje studimi fizibiliteti per autostraden Nish-Prishtine. Dhe sigurisht gjithashtu te gjithe rame dakord te takohemi serish shume shpejt”, ka shtuar baronesha Ashton.

Similar Posts: