Takimi i tretë Thaçi-Daçiç

Author: | Posted in Politics No comments

Eshte bere zyrtare data e takimit te radhes midis kryeministrit kosovar Hashim Thaci dhe atij serb Ivica Dacic. Ky takim i trete i radhes do te zhvillohet diten e marte me date 4 dhejtor ne Bruksel. Sipas deklarimit te Hashim Thacit, ceshtja kryesore ne kete takim do te jete fillimi i zbatimit te marreveshjes per menaxhimin e integruar te kufirit te Kosoves dhe Serbise.

Ne te katerta pikatkufitare disa makineri te renda jane duke punuar te cilat po bejne gati hapsirat ku do te vendosen objektet e perbashketa, te cilat mesohet se do te jene te perkohshme, derisa ato te perhershmet do te ndertohen disa kohe me pas nga Komisioni Europian.

Fillimi i zbatimit te kesaj marrveshje ka per qellim te shenoje nje kthese te procesit te normalizimit te marredhenieve midis Kosoves dhe Serbise. Një kthesë në implementimin e kritereve dhe standardeve evropiane.

Gjithashtu kjo marrveshje percakton edhe kufirin midis shtetit te Kosoves dhe Serbise”, ka deklaruar Hashim Thaci per median. Duke iu referuar zyrtareve te larte te qeverise se Kosoves, kjo marrveshje do te filloje te zbatohet ne date 10 dhejtor te ketij viti.

I pyetur nga media se si do te veprohet per perdorimin e simboleve, zevendeskryeministri i Kosoves Kuci ka thene pas mbledhjes se qeverise se tarjtimi do te jete i barabarte. “Si fillim ne kemi qendrimin qe te menaxhojme keto pika kufitare dhe me pas persa i perket simboleve dua te theksoj se cfare do te kete ne anen e serbise do te kete edhe ne anen e Kosoves.

Kjo e thene ndryshe nenkupton se nese Serbia do te vendosi nga ana e saj simbolet e tyre shteterore, atehere do t’i vendosim edhe ne simbolet tona. Duhet te kuptojme ndonje reagim emocional qe mund te kete dikush ne serbi, por IBM-ja i ngjan modeleve qe kane te gjitha shtetet e tjera demokratike dhe eshte nje hap jetik”, ka deklaruar zevendekryeministri Kuci.

Ndersa, kryetaret ilegale te Komunave te Kosoves veriore kane dale me nje paralajmerim se kane per te rivendosur barikadat ne ate pjese per ti bere ato jofunksionale pikatkufitare. Kjo ne rast se marrveshja per menaxhim te integruar te kufirit ka per te sjelle vendosjen e kufijve me serbine.

Similar Posts: