Takimet “mister” te zyrtarve te Prokurorise dhe drejtesise

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Keto dite jane vene re disa takime te shpeshte Itali-Shqiperi, ne sferen e prokurorve, gjyqtarve dhe policise. Paralelisht me keto takime raportohen arrestime pafund shqiptaresh ne Itali, te kapur me sasi te medha droge.

A jane te lidhura keto takime? A ka ndonje keshille mes ekspertesh? Pyetjet mbeten pa pergjigje. Me 30 mars Kryeprokurorja e Pergjithshme e Shqiperise, Ina Rama, ishte per vizite ne Itali, ku kishte takime te ngjeshura me ekspertet Italiane.

Nje vend te rendesishem zinte takimi me kryeprokurorin e Leces Cataldo Motta. Me 17 janar te ketij viti Motta ishte per nje vizite ne Tirane ku njoftoi bashkepunimin e sukseshem mes Shqiperise dhe Italise ne luften kunder trafikut te droges.

Por gjithashtu Motta shtoi se nga Shqiperia nisen tonelata droge dhe Italia eshte vendi prites i saj. Sipas Mottes, Shqiperia mbetet furnizuesi kryesor i italise me droge. Nderkaq, zyrtari i larte i drejtesise italiane Michele Vieti zhvilloi keto dite disa takime te rendesishme me kryetaren e gjykates se larte, Shpresa Becaj, ministrin Halimi, etj.

Sakaq krere te larte te Guardia di Finances kane ardhur disa here ne Tirane dhe kreu i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, eshte ftuar atje disa here. Dhjetra aksione te perbashketa jane zhvilluar dhe dhjetra tonelata droge jane bllokuar, ndersa vihet theksi ne bllokimin e aseteve Financiare te trafikanteve.

Similar Posts: