Takim i grave politikane ne Prishtine

Author: | Posted in Culture No comments

Jane mbledhur ne Prishtine, grate deputete te Kuvendit te Kosoves dhe te Shqiperise me qellim per te iniciuar hartimin e platformes kombetare per barazi ne kuader te ketij 100-vjetori te Shqiperise.

Deputete te Partise Socialiste si dhe nga grupi i grave deputete te Kosoves jane mbledhur ne nje tryeze te perbashket ku kane diskutuar per problemet dhe sfidat, ku neper te cilat femra shqiptare ka kaluar ne periudha te ndryshme.

Kete tryeze eshte organizuar me pikqellimin dhe iniciativen e kryetares se forumit te gruas se Partise Socialsite, Olta Xhacka. “A duhet ti mbeshtesim grate?, kudo qe jane, edhe ne rastet kur ato jane kundershtaret tona politike? Une them pas asnje diskutim qe po! A duhet qe ne te jemi sa me prane njera-tjetres, ne te mira dhe te kqeija? Pa asnje diskutim qe po! Dhe ne vetem keshtu do te mund te sjellim natyrshmerine, ku te gjitha do te gezojme te drejtat qe duhet te gezojme edhe kur ne marrim ne shkembim te kontributit tone, meritat qe ne si gra duhet te kemi”, eshte shprehur Olta Xhacka ne fjalen e saj ne kete tryeze te perbashket.

Ne kete mbledhje kane qene te pranishem edhe grate deputete te partise Demokratike te Kosoves, ato te Levizjes Vetvendosje si dhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, ku te cilat edhe pse vijne nga parti te ndryshme, bashkedrejtojne grupin e grqave deputete te Kuvendit te Kosoves.

“Ne kemi qene ato te cilat kemi bere me te madhen qe kemi mundur. Kemi ruajtur gjuhen, kulturen tone si dhe kemi kultivuar atdhedashurine. Kjo ka qene nje nga me te rendesishmet ne Pavrsine e Kosoves dhe ne kete moment qe ne po ndertojme atdheun tone te pavarur.

Vajzat dhe grate tona kane qene pjese e rezistences per nje periudhe shume te gjate, po kur ka qene nevoja ato iu bashkengjiten pjeses se rezistences aktive”, ka thene Flora Brovina, e cila eshte deputete e Partise Demokratike te Kosoves.

Ndersa deputetje e AAK-se, zonja Donika Kada Bujupi, ka gjetur rastin qe te falenderonte liderin e AAK-se, Ramush Haradinajn, per perkrahjen qe ai iu kishte bere ketij grupi te grave te partise, qe ne vitin 2004.

“Ka qene nje ngjarje, ku diskutuam se si do te ishin dokumentat rregullatore te Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe zonjat vendosen, qe te ngrenim kerkesen tone per te pasur kuota te brendshme.

Keto kuota jo vetem te jene per kryesine qendrore, por per te gjitha mekanizmat e tjera, dege,nendege si dhe bazat, sepse gjithcka buron nga vajzat. Dhe kur ne kemi propozuar kete ide, te gjithe kane qene kunder, pervec nje burri, lideri i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, ka thene Donika Kada Bujupi.

Ne perfundim te ketij forumi te organizuar nga Olta Xhacka, Deputetet nga Kosova dhe Shqiperia kane rene dakord qe te themelojne nje platforme ku e cila pervec nje bashkepunimi te mire, te krijojne edhe nje rrejt solidariteti mes grave ne Shqiperi dhe Kosove ku do te kene per qellim qe te permisojne poziten e gruas ne shoqerine tone.

Similar Posts: