Studenti gjen veten në pikturën 5-shekullore

Author: | Posted in Culture No comments

Ka gjetur ne menyre te pabesueshme portretin e tij, ne nje pikture te Rilindjes nje student Amerikan. Kjo Pikture ishte realizuar ne shekullin e XVl nga nje piktor Italian, identiteti i te cilit eshte anonim.

Quhet Max Galuppo dhe gjate nje vizite ne nje muze ne Filadelfia i shoqeruar nga e dashura e tij, ata qe te dy jane shtangur dhe kane ngelur gojehapur teksa pane portretin ne pikture qe ishte identik si Max Galuppo.

Kjo pikture ishte e vendosur ne kete muze qe nga viti 1917. “Kjo eshte me te vertete nje ngjarje e pabesueshme, pashe te dashurin tim te veshur me rroba mesjetare dhe me nje shpate ne nje pikture te shekujve me pare eshte e pabesueshme.

Duke filluar qe nga portreti dhe trupi kjo pikture eshte identik me Max”, ka deklaruar Nikkie Curtis, e cila beri edhe kete zbulim. Pas ketij zbulimi qe deri me sot nuk ka ndodhur ndonjehere, amerikani kishte vendosur menjehere qe te bente nje kerkim mbi prejardhjen e kesaj pikture dhe ka zbuluar se kjo pikture mesjetare vinte nga e njejta zone e Italise, nga e cila vinin edhe paraardhesit e tij.

“Kjo pikture eshte bere ne ate zonte te Italise ku vijne edhe gjysherit e mi. Dhe kjo me ben te kuptoj se mbase ka qene pikerisht ndonje paraardhes i imi qe te kete pozuar ne kete pikture eshte shprehur Max Galuppo, ku i cili ka ngelur i shtangur nga ky zbulim.

 

Similar Posts: