“Strukturat serbe, në arsim e siguri”

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Xavier Bout de Marnhac njekohesisht shefi i misionit te EULEX ne Kosove deklaroi se strukturat paralele serbe vazhdojne te jene te pranishme ne Kosove dhe madje ne disa sektore.

“Ne jemi ne dijeni se keto struktura vazhdojne te ekzistojne dhe te punojne ne shume fusha duke perfshire edhe arsimin e sigurine”, tha De Marnhac per agjensine e lajmeve “Beta”

Shefi i misionit evropian i rezervuar ne pergjigjet e tij theksoi me tej se vendosja e rendit dhe ligjit ne veri te kosoves eshte prioriteti kryesor.

E rendesishmja eshte se kur behet fjale per gjendjen ne veri te Kosoves eshte se ne jemi te gatshem ta permisojme sundimin e ligjit ne ate zone”, deklaroi De Marnhac.

Gjithashtu ai saktesoi se ne veri te Kosoves misioni i drejtuar prej tij eshte dhe do te jete i pranishem ne te dy pikat kufitare te Jarinjes dhe Bernjakut, ne gjykaten e Mitorvices dhe patrullime te vazhdueshme ne zona te caktuara problematike.

De Marnhac shtoi me tej dhe theksoi ne fjalen e tij se liria e levizjes per EULEX-in dhe e gjithe bashkesise nderkombtare do te jete dicka e vazhdueshme dhe pa kfuzim.

Similar Posts: