Spanja: S’ndryshojmë qëndrim për Kosovën

Author: | Posted in Social No comments

flamuri-spanje-kosoveFransisco de Migel Alvares eshte funksionari i ambasades se Spanjes ne Beograd dhe ne nje deklarate te tijen ka thene per mediat Serbe se qeveria spanjolle nuk  e pranon pavarsine e shpallur ne menyre “te njeanshme” te Kosoves.

I pyetur nga gazetaret serbe, Alvares tha se Madridi zyrtar nuk e njeh shtetin e Kosoves me kryeqytetin Prishtinen por nga nje ane ai ka nenvizuar me tej se Spanja eshte a gatshme qe te vendose raporte te cilat mund te jene neutrale ndaj statusit.

“Spanja duke qene se eshte nje anetare e Bashkimit Europian, ndikon ne proceset e permisimeve te situatave faktike ne Kosove, ku ka per qellim ne permisimin e kushteve te jeteses ne vend”, tha thene Funksionari i ambasades Spanjolle ne Beograd, Fransisco de Migel Alvares.

Nder te tjera ai ka vijuar duke thene se ashtu si edhe kater shtetet e tjera qe nuk njohin Kosoven dhe Spanja nuk e njeh ate si shtet dhe insiston qe cdo marrveshje qe arrihet ne kuader te Bashkimit Europian te jete neutral ndaj statusit se saj.

Spanja, se bashku me Sllovakine, Qipron, Rumanine dhe Greqine jane te vetmet shtete te BE-se te cilat ende nuk e kane njohur pavarsine e Kosoves, e cila eshte shpallur me 17 shkurt te 2008-tes.

Similar Posts: